Një edicion i shkurtër informativ në faqen e internetit të Top Channel,me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

VAZHDOJNË TËRMETET. 800 DERI MË SOT

Vazhdojnë goditjet e tërmetit në vend me epiqendër 20 kilometra në thellësi të tokës poshtë Gjirit të Lalzit. Deri sot ne mesdite janë regjistruar 800 të tillë që nga goditja e fortë e para disa ditëve.

TEMPERATURAT E LARTA. SHTOHEN RASTET ME HELMIME

Në spitale dhe qendrat shëndetësore janë rritur rastet e pushuesve që kërkojnë ndihmë për helmimet nga ushqimi. Arsyeja sipas mjekëve është dëmtimi nga qëndrimi i gjatë nën diell.

BUSHATI: JO RISTRUKTURIM KUFIJSH

Pas akuzave të PD se marrëveshja me Greqinë parashikon ristrukturim të kufijve, reagoi Ministri Bushati I cili tha se nuk ka asnjë vendim të tillë dhe se bisedimet po zhvillohen në bazë të rekomandimeve të gjykatës kushtetuese.

KE REKOMANDON HEQJEN E VIZAVE PËR KOSOVËN

Kosova ka arritur progres dhe kriteret për liberalizim vizash janë plotësuar tha komisioneri Dimitris Avramopoulos. Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli thanë se ky lajm i mirë pritet të miratohet sa më shpejt në Parlamentin Evropian.

POGBA TEK JUVENTUS?

Paul Pogba, lojtari I Manchester United, po bën çmos të rikthehet tek Juventus për të qenë në të njëjtin formacion me Cristiano Ronaldon. Ndërkohë që klubi britanik nuk e ka nxjerrë në shitje.

Top Channel