Presidenti i Kosovës ka komentuar largimin e pjesëtarëve të komunitetit serb nga radhët e FSK, duke thënë se asnjë organizim anti-ushtri i Kosovës, i motivuar me agjendë të qartë nga Beogradi, nuk do të mund ta frenojë të ardhmen euroatlantike të Kosovës, themelimin e Kosovës dhe multietnicitetin e kësaj force.

Sipas tij, ata që janë larguar nga FSK-ja, automatikisht largohen edhe nga ushtria e Kosovës. Sa i përket dialogut me Serbinë, Thaçi thotë se synimi është i qartë; njohja e Kosovës si shtet i pavarur.

Sipas tij, vëmendja e shteteve është e përqendruar në Kosovë, dhe për këtë ai ka ftuar që të ketë unitet politik në vend, në mënyrë që të mos humbas Kosova për shkak të tekeve personale dhe trikave elektoral.

Top Channel