Laçi po vijon përgatitjen nën drejtimin e trajnerit të ri, Besnik Prenga, në kuadër të eliminatoreve të Ligës së Europës.

Kurbinasit zhvilluan sot edhe testin e parë miqësor, përballë kampionëve të Superligës në Kosovë, Dritës.

Sfida u fitua nga skuadra gjilanase me rezultatin minimal 1-0, falë një goli të shënuar nga Gërbeshi në minutën e 55-të, me penallti.

Duhet thënë se Drita i ka filluar më herët përgatitjet, pasi do të përballet me Santa Coloman e Andorrës, në paraeliminatoret e Ligës së Kampionëve.

Top Channel