Pas humbjes 0-2 ndaj Bosnjës, Shpresat e Shqipërisë kanë reaguar duke marrë një fitore 3-2 në “Elbasan Arena” në ndeshjen miqësore ndaj Bjellorusisë.

Emir Sahiti shkëlqeu në këtë takim për skuadrën e drejtuar nga Alban Bushi, duke realizuar dy gola fantastik.

Edhe pse miqtë shënuan të parët me anë të Fiadosau, Shqipëria gjeti forca dhe në fundin e pjesës së parë barazoi shifrat Shefiti.

Ndërkohë në pjesën e dytë, lojtari i Hajdukut të Splitit, Emir Sahiti realizoi dy gola fantastik, duke treguar se është një ndër elementët më premtues për të ardhmen.

Në minutën e fundit të kohës së rregullt, Bjellorusia ngushtoi rezultatin në 3-2.

Vetëm 3 ditë më pas, dy skuadrat do të luajnë sërish një tjetër takim miqësor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA