“Si një familje e madhe, ju faleminderit nga zemra!”. Me këtë frazë, si dhe me urimin “Forca Luftëtari”, Kristal Abazaj ndahet përfundimisht nga ekipi gjirokastrit i Luftëtarit, tashmë jo për të kaluar te Skënderbeu i Korçës, që kishte siguruar kartonin e tij për ta lënë në formë huazimi deri në fund të sezonit në Gjirokastër, por për një eksperiencë edhe më të rëndësishme.

Talenti Abazaj do të vijojë karrierën e tij sportive në Belgjikë, ku do të luajë me ekipin e Anderlechtit sezonin e ardhshëm, një transferim që gjithsesi nuk mbush arkat e klubit gjirokastrit, por ato të kampionëve korçarë.

“Erdhi momenti për të bërë një hap tjetër të rëndësishëm në karrierën time si futbollist. Për këtë, duhet t’iu falënderoj të gjithëve ju, duke nisur nga presidenti, bordi drejtues i Luftëtarit, stafi teknik, tifozët bluzinj, e në mënyrë të veçantë shokët e ekipit, të cilët më kanë ndihmuar dhe më kanë dhënë forcë e kurajë për të ecur përpara. Kemi qenë si vëllezër dhe si një familje e madhe. Ju faleminderit nga zemra dhe forca Luftëtari”, shkruan Abazaj në rrjetet sociale Instagram e Facebook.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel