Mustafa Nano do të vijë në skenë për herë të dytë në një “one man show”.

Pavarësisht se ai është shumë aktiv, duke komunikuar në shtyp apo studio televizive, duket se e kërkonte komunikimin edhe në një formë tjetër, përballë një audience tjetër po ashtu. “Stand up”-i i tij vjen nga e enjtja premierë në Teatrin Kombëtar Eksperimetal “Kujtim Spahivogli”.

“Kjo është një formë tjetër komunikimi që mua më jep mundësinë që të komunikoj me një audiencë tjetër, që mendoj se është më e sofistikuar sesa audienca televizive. Është mënyrë tjetër për të përcjellë disa mesazhe”, shprehet Nano.

Teksti është i tiji dhe ka fragmente të përditshmërisë së tij, të rutinës së njerëzve publikë të këtushëm, apo përvojave të tij erotike. Edhe përzgjedhja e titullit është sipas natyrës së tij të të shprehurit, pa pengesa apo mure.

Shpjegimi i tij është mungesa e tabuve: “Termi vetë është një shpikje e bërë nga burrat, në një botë burrash. Është një term i padrejtë, nëpërmjet të cilit, ne burrat që sundojmë botën, ndëshkojmë femrën”.

Nuk e quan veten provokator, por gjithmonë kërkon të ketë vëmendje. Nëse përvojat e tij të ndrysme personale janë edhe pjesë e vanitetit të tij, këtë do ta gjykojë publiku.

“Mund të ketë edhe dimensionin e vanitetit kjo që bëj unë, por edhe vaniteti është human”, thotë Mustafa Nano.

Top Channel