Një grimë thelbësore që i jep masë të gjitha materieve në univers mund të jetë jetë një ditë shkatërrimi i tij, thonë fizikanët.

Ekspertët thonë se kozmosi ynë mund të marrë fund paprtimas me një përplasje me një fluskë me energji negative, krijuar nga Higgs Boson, e ashtuquajtura “grimca e Zotit”.

Humbja e ngadaltë e universit tonë gjithnjë në zgjerim është parashikuar në Modelin Standard të fizikës së grimcave, përdorur nga shkencëtarët për të shpjeguar bllokun themelor të ndërtimit të materialeve.

Nën të, një forcë e quajtur energji e eerrët po nxit zgjerimin e universit, i cili do të vazhdojë derisa gjithçka të zbehet në një humnerë të ftohtë e të padukshme.

Por një studim i ri sugjeron se fundi do të vijë me një zhurmë, bang, pas 10×139 vjetësh.

Më keq akoma, proceset pas kësaj finale dramatike mund të ketë nisur, nga ndërveprimi me vrimën e zezë. Shkencëtarët e Universitetit të Harvardit bën këtë zbulim befasues teksa studionin atë që dihet tashmë për masat e grimcave dhe si ndërveprojnë ato.

Masa e Higgs Boson, e krijuar si teori që në vitet 1970, dhe e zbukuar vetëm në 2012 nga Large Hadron Collider, mendohet të jetë 125 gigaelektronvolts, një matje e energjisë që përdoret në fizikën e përshpejtimit të grimcave.

Megjithatë, në sajë të lojërave të fjalëve të fizikës kuantike, ligje të universit që shpjegojnë ndërveprimin e girmcave sub-atomike, kjo masë nuk mbetet gjithmonë konstante.

Ekspertët teorizojnë se masa aktuale e Higgs boson mund të ndryshojë një ditë. Nëse kjo ndodh me grimcën kuantike, e cila i jep masën çdo materie, mund të zhdukë të gjitha proceset që e bëjnë të mundur jetën në universin tonë.

Kjo mund të krijojë një fluskë shpërthyese me energji negative, në të cilën ligjet e fizikës ashtu siç i njohim ne, zhduken tërësisht.

Kjo fluskë do të vazhdojë të rritet, derisa të përfshijë të gjithë universin tonë.

Top Channel