Në një ceremoni private, martohen Dua Lipa dhe Callum Turner
Mes raportimeve për tensionet e vazhdueshme me fëmijët e tij, Brad Pitt është fotografuar i buzëqeshur dhe në humor të shkëlqyer gjatë një daljeje romantike në Paris me partneren e tij, Ines de Ramon.
Paraqitja e çiftit vjen vetëm pak ditë pasi mediat ndërkombëtare raportuan se Maddox Jolie ka ndërmarrë hapa ligjorë për të mos përdorur më mbiemrin “Pitt”, një zhvillim që ka rikthyer vëmendjen te marrëdhëniet e komplikuara mes aktorit dhe fëmijëve të tij.
Pavarësisht zhurmës mediatike, 62-vjeçari u shfaq i qetë dhe i relaksuar teksa ecte dorë për dore me partneren e tij 33-vjeçare në rrugët e kryeqytetit francez.
Dyshja morën pjesë në një koncert të grupit legjendar “Red Hot Chili Peppers”, ku u panë gjithashtu në shoqërinë e regjisorit të njohur David Fincher dhe bashkëshortes së tij.

Brad Pitt dhe Ines de Ramon janë në një lidhje që nga fundi i vitit 2022 dhe daljet e tyre publike janë bërë gjithnjë e më të shpeshta, duke ushqyer spekulimet se marrëdhënia po bëhet gjithnjë e më serioze.
Për mbrëmjen në Paris, aktori u shfaq me një stil elegant dhe të kuruar, ndërsa Ines tërhoqi vëmendjen me një paraqitje të thjeshtë, por shumë elegante.
Ndërkohë, interesimi i mediave vazhdon të mbetet i fokusuar te raportet mes Pitt dhe fëmijëve të tij me Angelina Jolie, pasi disa prej tyre thuhet se kanë hequr ose kanë zgjedhur të mos përdorin më mbiemrin e aktorit.
Megjithatë, të paktën në daljen e fundit publike, Brad Pitt u duk larg polemikave familjare, duke shijuar atmosferën romantike të Parisit në krah të partneres së tij./TAR
Top Channel