E nisi mirë, por e mbylli keq…shumë keq! Chelsea u dorëzua në shtëpi përballë Totenhemit dhe humbja e pësuar ka një kosto të rëndë që quhet Champions League.

Në derbin londinez, Morata shënoi i pari për vendasit në minutën e 30-të, por skuadra e Antonio Conte-s nuk e ruajti rezultatin.

Totenhem barazoi në fundin e pjesës së parë me anë të Eriksen, ndërsa në të dytën dy gola të Delle Alli i dhanë fitoren 3-1 miqëve.

Ky takim shihej si vendimtari për ecurinë e Chelsea-t dhe tri pikët ishin treni i fundit për një vend në zonën Champions për sezonin e ardhshëm dhe kjo humbje me gjasë vendos edhe të ardhmen larg Londrës të Antonio Contes.

Ndërkohë, në takimin tjetër Arsenali mori një fitore të pastër 3-0 në “Emirates” ndaj Stoke City-t. Golat e sfidës u shënuan në 15 minutat e fundit. Pierre-Emerick Aubameyang zhbllokoi në të 75-ën me 11-metërsh, ndërsa 4 minuta para përfundimit të kohës së rregullt sigloi të dytin personal. Pak çaste më vonë Lacazette fitoi një tjetër penallti që e shndërroi po vetë në gol.

Top Channel