Megaoperacioni, Veliu: 39 të arrestuar, 12 në kërkim. Trafikuan 1 mijë shqiptarë

17/03/2018 14:21

Policia e Shtetit ka bërë të ditur detajet e megaoperacionit “One If – By Land”, të zhvilluar gjatë natës, ku janë arrestuar 39 persona dhe janë shpallur në kërkim 12 të tjerë.

Ardi Veliu, drejtori i përgjithshëm i policisë bëri të ditur se këto shtatë grupe kriminale kanë arritur të dërgojnë në SHBA dhe Kanada plot 1mijë persona.

Itineraret e ndjekur prej tyre janë Shqipëri-Itali-Mbretëri e Bashkuar, Shqipëri-Francë-Mbrëtëri e Bashkuar, Shqipëri-Bullgari-Belgjikë-Republikë Domenikane- SHBA- Kanada dhe Shqipëri-Spanjë-Amerikë Latine-SHBA-Kanada.

Për çdo person paguhej nga 7 mijë paund për në Angli dhe 25-30 mijë dollarë për në SHBA dhe Kanada.

“Shtatë grupe të strukturuara kriminale që operonin në Shqipëri, Bullgari, Spanjë, Francë, Republikë Domenikane, Itali, Britani, Irlandë SHBA dhe Kanada, kanë munduar kontrabandimin e rreth 1 mijë personave, shtetas shqiptar në drejtim të Britanisë, Irlandës, SHBA dhe Kanadasë. Për çdo person paguhej nga 7 mijë paund për në Mbretërinë e Bashkuar dhe 25-30 mijë dollarë për në SHBA dhe Kanada. Pjestarë e këtyre grupeve kriminale ndihmonin shtetasit shqiptar për të emigruar në mënyrë të paligjshme duke flasifikuar dokumente udhëtimi dhe identetiti të vendeve të BE”, deklaroi Veliu.

Ndërkohë mes të arrestuarve janë edhe katër efektivë policie, tre në doganën e Qafë Thanës dhe një në atë të Hanit të Hotit. Më konkretisht, Çelnik Maksuti, Ilir Smaili dhe Erion Maxhari në Qafë Thanë dhe Gjokë Ujkaj në pikën e kalimit kufitar Hani i Hotit.

 

Të arrestuar:
1. Ardian CORRI, 47 vjeç, lindur në Krujë dhe banues në Tiranë.

2. Luan QYRKU, 60 vjeç, banues në Tiranë.

3. Eno MUÇOLLARI, 57 vjeç, banues në Tiranë.

4. Ardian GURAKUQI, 58 vjeç, lindur në Elbasan e banues në Tiranë.

5. Zaim HYSENBELLIU, 57 vjeç, lindur në Skrapar e banues në Tiranë.

6. Arben KAJAÇI, 49 vjeç, lindur e banues në Tiranë.

7. Genci OSMANAJ, 49 vjeç, lindur e banues në Tiranë.

8. Oltjan SERANI, 33 vjeç, lindur në Përmet e banues në Tiranë.

9. Tanush PRENGA, 48 vjeç, lindur në Krujë dhe banues në Laç.

10. Liri MUÇOLLARI, 55 vjeçe, lindur në Çorovodë e banuese në Tiranë.

11. Fuat ZAIMI, 51 vjeç, lindur në Skrapar dhe banues në Tiranë.

12. Nikolin PRISKA, 49 vjeç, banues në Tiranë.
13. Ylber RAMA, 44 vjeç, lindur në Dibër e banues në Tiranë.

14. Haki TARJA, 50 vjeç banues në Tiranë.

15. Bedri BENDAJ, 55 vjeç, lindur në Berat, e banues Tiranë.

16. Erenik AVDYLI, 30 vjeç banues në Tiranë.

17. Nik BUSHI, 65 vjeç, lindur e banues në Shkodër

18. Kolë VUSHAJ, 49 vjeç, banues në Malësi të Madhe.

19. Besnik VUÇAJ, 49 vjeç, lindur në Shkodër, por rezident në Irlandë.

20. Alfred KALAJ, 32 vjeç, banues në Malësinë e Madhe.

21. Mhill ZEFI, 42 vjeç, banues në Shkodër.

22. Nosh VOLAJ, 45 vjeç, banues në Malësi e Madhe.

23. Prel GJELAJ, 54 vjeç, banues në Malësi e Madhe.

24. Sokol DULI, 49 vjeç, banues në Lezhë.

25. Euglen DUSHKU, 32 vjeç, banues në Lezhë.

26. Leonora DUSHKU, 33 vjeçe, banuese në Lezhë.

27. Roza FRROKU, 40 vjeçe, lindur në Fier e banuese në Lezhë.

28. Blerim BRAHIMI, 36 vjeç, banues në Lezhë.

29. Luigj SHTINJA, 52 vjeç, banues në Kurbin.

30. Esat CAKONI, 52 vjeç, banues në Kurbin.

31. Fatos MUJA, 48 vjeç, banues në Kukës

32. Kreshnik MUJA, 35 vjeç, banues në Kukës.

33. Artur KARAJ, 43 vjeç, banues në Krujë.

34. Kristian Zallinaj, 21 vjeç, banues në Shkodër.

35. Mensur Selami, 53 vjeç, lindur e banues në Dubrovë – Peshkopi.

Top Channel