Një aksident i frikshëm ka ndodhur këtë të hënë në aksin rrugor Llogara-Vlorë, në vendin e quajtur Fushë-Dukat.

Mjeti tip Audi, i drejtuar nga E.C, 22-vjeç, ka humbur kontrollin dhe ka goditur barrierat anësore të rrugës, me njërën prej tyre që përshkoi në mes makinën.

Drejtuesi i mjetit u transportua me autoambulancë në Spitalin Rajonal të Vlorës, por sipas informacionit zyrtar, është jashtë rrezikut për jetën.

Paraprakisht dyshohet se shpejtësia e lartë mund të ketë qenë shkak për aksidentin. Autoritetet po vijojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.

Top Channel