Sergio Ramosin e zë barku, shokët tallen (Video)

13/03/2018 13:56

Sergio Ramos përjetoi një nga momentet më të papëlqyeshme të karrierës së tij në ndeshjen ndaj Eibarit, fundjavën e kaluar.

Kapiteni i Realit të Madridit braktisi fushën e lojës për rreth 5 minuta, pasi e zuri barku dhe duhet të shkonte me patjetër në tualet.

Programi spanjoll “El Dia Despues” e ndoqi qendërmbrojtësin spanjoll në të gjithë “aventurën” e tij. Djersë, vrapim… Ramos i afrohet arbitrit dhe i merr leje për të shkuar në banjë. Shokëve u premton që do të kthehet shpejt.

Ndërkohë, shokët e tij që ishin në stol, pasi e kuptuan çfarë po ndodhte, nisën të bënin shaka me “fatkeqësinë” e kapitenit të tyre. Kovacic nis të pijë ujë pasi do t’i merret urina për kontrollet antidoping, kur Isco i thotë: “Ty të ra lapsi? Lëre ta bëjë Sergio sepse duke e bërë është”.

Pasi mbaron punë, Sergio Ramos kthehet në fushë dhe u bën me shenjë shokëve që nuk po ndalonte dot në banjë. Gjithashtu, i këshillon që të mos qeshin sepse do ta pësojnë. Por, vështirë të mbahej e qeshura.

Top Channel