Chelsea, Conte: S’e kam menduar kurrë dorëheqjen

09/02/2018 17:50

Edhe pse i përfunduar në qendër të kritikave për shkak të rezultateve të dobëta të kohëve të fundit nga Chelsea i drejtuar prej tij, Antonio Conte duket se nuk lëkundet.

“Nuk e kam menduar kurrë, as edhe një çast të vetëm, të jap dorëheqjen”, janë fjalët e teknikut italian të “bluve” londinezë, i cili duket se mes të tjerash ka edhe përplasje me drejtuesit e klubit.

Chelsea vjen nga dy humbje të rënda, ndërkohë që në 2018-n ka regjistruar vetëm dy fitore, situatë për të cilën Conte merr përsipër pjesën më të madhe të përgjegjësisë.

“Ndoshta kam gabuar unë me formacionin. Por, kur rezultatet janë kaq të këqija, faji zakonisht ndahet mes trajnerit, lojtarëve dhe klubit”, tha Conte.

Menjëherë pas humbjes me Watfordin, që erdhi pas asaj me Bournemouth, shkarkimi i teknikut italian dukej i paevitueshëm. Por ai sqaron se “impenjimi i tij dhe ai i futbollistëve nuk kanë munguar, përkundrazi kanë qenë maksimale”. Për këtë arsye, edhe nuk e mendon kurrë të dorëhiqet.

Top Channel