Diego Godin është një luftëtar i vërtetë në fushën e lojës, por as ai nuk e kishte menduar që do të humbiste 3 dhëmbë për shkak të skuadrës së tij, Atletico Madrid.

Mbrojtësi uruguajan u detyrua të linte fushën e lojës në minutën e 48-të të përballjes që Atletico pati në fundjavë ndaj Valencias, kur portieri i skuadrës mike, Neto e goditi me bërryl. Portieri brazilian bëri një shkëputje të shpejtë pas topit të hedhur në zonë nga Griezmann, gjatë një goditje dënimi, por krahu i tij ka goditur me shumë forcë fytyrën e Godin, që u gjakos në moment.

Godin u largua nga fusha e lojës dhe vendin e tij e mori Juanfran, ndërkohë që sipas mediave spanjolle, ndërhyrja e portierit të Valencias ishte në ekstremin e 11-metërshit.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel