Monaco triumfon ndaj vendit të fundit, sytë nga Lion-PSG

21/01/2018 19:25

E gjithë vëmendja në kampionatin francez është fokusuar këtë fundjavë te supersfida mes Lionit dhe PSG-së, me parizienët që mund t’i falin vetes edhe ndonjë hap fals, ndërsa “Les Gones” do të tentojnë t’i ndalin në vrullin e tyre drejt titullit kampion në La Liga, pas një viti “pushim” që bënë për shkak të triumfit të Monacos.

Pikërisht përpara kësaj sfide të mbrëmjes së kësaj të diele, ishin futbollistët e ekipit të Principatës që kanë siguruar triumfin e radhës, pas dy barazimeve zhgënjyese, ndaj ekipit të Metzit, për t’u ngjitur përkohësisht në vendin e tretë që të siguron pjesëmarrjen në “play off”-et e Championsit vitin e ardhshëm.

Për Monacon shënuan Jorge në fundin e pjesës së parë dhe Ghezzal e Rony Lopes në të dytën, ndaj një rivali që dergjet në fundin e renditjes e që kishte mbetur edhe në inferioritet numerik pas minutës së 50. Megjithatë, Metzi arriti të gjejë golin e ngushëllimit në minutën e 72-të, me anë të Niane.

Top Channel