U deshën 95 minuta lojë dhe një lojtar më pak që Lioni t’i shkaktonte humbjen e dytë në Ligë 1, PSG-së.

Në Parc Olympique vendasit befasuan që në minutat e para skuadrën “sheike”. Fekir ekzekutoi mjeshtërisht një goditje dënimi nga një pozicion i prirët, duke dërguar topin në rrjetë, që në minutën e 2 të ndeshjes.

Minutat që pasuan sollën një ndeshje të dyluftuar fort në mesin e fushës. Përgjigja e PSG-së do të mbërrinte në minutën e fundit të shtesë së pjesës së parë, kur Kurzaua çon të tijtë me qetësinë e barazimit 1-1 në dhomat e zhveshjes.

Pjesa e dytë ndoshta do të vendosej nga një episode ku u përfshi Dani Alves. Braziliani ndëshkohet me karton të kuq për protesta ndaj gjyqtarit.

Me 10 lojtarë në fushë, PSG arriti që të ruajë barazimin deri në minutën e 95-të, kur Depay gjeti golin e avantazhit për Lionin, duke i shkaktuar humbjen e dytë PSG-së.

Top Channel