160 mln euro për të “shijuar mrekullitë” e Messit në “Camp Nou”

12/01/2018 09:47

Është blerja më e shtrenjtë në historinë e Barcelonës, por për shkak të një dëmtimi, tifozët duhet të presin ende për ta parë atë në fushën e lojës.

Megjithatë, braziliani nuk ka munguar në fitoren me spektakël 5-0 të Barcelonës ndaj Celta Vigo-s në “Camp Nou”.

Lionel Messi si zakonisht ishte i njeriu vendimtar në triumfin e Barcelonës, duke shënuar dy golat e parë, ndërsa dha një asist të jashtëzakonshëm për Jordi Alban te goli i tretë.

Pas çdo “magjie” të Messit, kamera fokusonte Coutinhon në tribunë, i cili dukej se po argëtohej pa masë teksa shihte argjentinasin të dhuronte spektakël.

Por për t’i parë të dy në fushën e lojës, tifozët e Barcelonës do të duhet të presin fillimin e muajit shkurt.

Top Channel