“Kam arritur maksimumin, kam luajtur me Interin”

10/12/2017 22:01

Ka arritur të luajë deri me Interin në Itali dhe të jetë pjesë e kombëtares braziliane. Por nëse do të kthehej pas në kohë, a ka ndonjë peng Ze Maria?

Trajneri i Tiranës rrëfeu i bindur në “Exclusive”.

“Nuk pendohem aspak. Kam arritur maksimumin, kam luajtur me Interin në Itali. Kam refuzuar Barcelonën, Realin e Madridit. Dikush mund të mendojë se jam i çmendur, por ëndrra ime ishte të luaja në kampionatin italian”, tregon ai.

Braziliani thotë se para se të kalonte tek Parma në Serinë A, kishte oferta nga Reali i Madridit dhe Barcelona, e më pas edhe nga Chelsea, që i refuzoi.

Ze Maria tregon edhe emocionet e thërritjes për herë të parë në kombëtare.

“Gjeta Romario, Bebeto e Tafarel. Ishin njerëz që i kisha parë vetëm në televizor dhe në një moment u shndërruan në shokët e mi të skuadrës. Luajta kundër Kolumbisë së Asprllias dhe fituam. Nga aty nisi karriera ime në kombëtare”, kujton ai.

Top Channel