Një ndeshje e vështirë në letër për skuadrën e Zidane, por Reali i Madridit zhvilloi një pjesë të parë të “çmendur” ndaj Sevilla-s, duke shënuar 5 herë në portën e Rico.

Nacho shënoi vetëm pas 3 minutash loje golin e parë, ndërsa Ronaldo shënoi dy herë në minutën e 23 dhe të 31.

Më pas, gjetën golin Kroos e Hakim. Në pjesën e dytë ishte e thjeshtë për të besuarit e Zidane për të menaxhuar epërsinë e thellë të pjesës së parë, duke siguruar tre pikë mjaft të rëndësishme në La Liga.

Top Channel