Partizani ‘shkatërron’ Lushnjën, Laçi ‘përmbys’ Vllazninë

03/12/2017 15:01

Partizani ka marrë një fitore të pastër 0-3, në transfertën ndaj skuadrës së fundit të renditjes, Lushnjës.

“Të Kuqtë” kontrolluan lojën gjatë gjithë 90-minutëshit, por golat i shënuan vetëm në pjesën e dytë. Batha hapi serinë e golave në minutën e 60′, ndërsa Progni dyfishoi shifrat në të 73-tën dhe Lorenc trashi vulosi rezultatin në të 82-tën. Lushnja tregoi edhe një herë se është e pafuqishme t’u rezistojë skuadrave të Superiores.

Vllaznia nuk ka arritur të marrë fitoren e tretë radhazi, në po kaq ndeshje në ‘Loro Boriçi’, teksa i është dorëzuar Laçit. Shkodranët kaluan në avantazh shumë shpejt me anë të mesfushorit Edon Hasani, në minutën e 5′.

Gjithsesi, skuadra e Mezanit nuk u dorëzua dhe arriti të barazojë shifrat në minutën e 44′, me anë të sulmuesit kryesor Reginaldo. Në pjesën e dytë shkodranët shtuan presionin dhe u hodhën në sulm, në kërkim të golit të fitores.

Nga ana tjetër, Laçjanët dilnin me kundërsulme të shpejta dhe në një të tillë gjetën golin e fitores, shënuar nga Redi Lushkja.

Top Channel