Armand Duka nuk e pohoi, por as e mohoi mundësinë që të rikandidojë për një tjetër mandat në krye të Federatësh Shqiptare të Futbollit.

Në Top Story ai iu përgjigj në mënyrë “evazive” pyetjes nëse do të rikandidonte në zgjedhjet e vitit të ardhshëm apo jo.

“Nuk është një gjë që nuk e kam menduar, që është pak e rëndësishme, por duke u marrë me punën e përditshme, gjithmonë më duket datë e largët dhe nuk është se do të jap një përgjigje përfundimtare sot”, u shpreh ai.

Një prej emrat që përflitet se mund t’i dalë atij përballë në këtë proces vjen nga politika dhe ai është Bashkim Fino.

Duka tha se ka njohje personale me Finon dhe e ka patur shok shkolle, por nuk kurseu ironinë për të.

“Mediatikisht kam dëgjuar edhe unë për Bashkimin. Unë e njoh dhe e kam patur shok shkolle. Nëse do të ketë projekte për të qenë këtu, pse jo. Fakti që është pjesë e Partisë Socialiste dhe nëse partia do ta kandidojë, do të ishte mirë që ta kandidonte nga selia e partisë”, u shpreh ai.

Top Channel