Pas fitores së vuajtur me San Marinon, Rolando Maran u shfaq në konferencën për shtyp për të komentuar paraqitjen e kombëtares në fushën e lojës me trajnerin e kuqezinjve që nënvizoi vështirësitë që skuadra jonë has me ekipe të një niveli si kjo e San Marinos, por që në fund ajo që ka rëndësi është marrja e 3 pikëve.

‘Ndeshje të lehta nuk ka e thashë edhe në prag të ndeshjes, por ne, ndoshta, me skuadra që nuk të shkaktojnë ndonjë shqetësim, nuk jemi të aftë t’i përballojmë në mënyrën e duhur, kjo është e vërteta. Ndërsa ndeshjet me Bjellorusine dhe Finlandën i kemi luajtur si skuadër e fortë. Ndaj San Marinos, kur morëm avantazhin në të dyja ndeshjet, menduam për menaxhimin e rezultatit. Nuk jemi një skuadër që di të menaxhojë rezultatin, jemi një skuadër që duhet të luajmë gjithnjë me ritëm të lartë. Sot e treguam, megjithatë në pjesën e parë mund të ishim në një avantazh me të paktën 3 gola dhe ndoshta do të ndryshonte dhe qasja e San Marinos, por ata u treguan të zotët që qëndruan në lojë dhe kur shënuan golin për ne gjithçka u bë më e zymtë. Por u shfaqëm të kthjellët dhe e rimorëm ndeshjen në dorë në fazat finale dhe mbajmë fort rezultatin që në fund të fundit është gjëja që ka më shumë rëndësi-tha Maran

Një tjetër problem që kuqezinjtë kanë është shfrytëzimi i shanseve të shënimit që krijon dhe Maran foli edhe për këtë pikë si dhe për penalltinë që u fitua në minutën e 90.

‘Kur shpërdorohen rastet është e vështirë që të jepet një shpjegim sepse ka raste kur golat shënohen me më shumë lehtësi si në ndeshjen e parë më San Marinon, por në  këtë ndeshje krijuam shumë raste, por nuk kishim aftësinë të kishim kthjelltësinë e duhur. Ndonjëherë edhe nxitimi për të shënuar me çdo kusht të bën që të gabosh. Penalltia? Po shihja statistikat, nuk e di sesa prekje të topit kishim në zonën kundërshtare, është një shifër shumë e lartë në krahasim me një ndeshje normale dhe kur ne jemi kaq kohë në zonën kundërshtare do të thotë që jemi aty duke ushtruar presion dhe është normale që është përfitojmë më shumë nga situata të tilla. Erdhi në minutën e 90 por erdhi përpara mbylljes së sfidës’-shtoi Maran

Trajneri i kuqezinjve iu përgjigj edhe një pyetjeje për Kristjan Shpendin, një futbollist që po spikat në Serie B

‘Kjo kombëtare ka shumë lojtarë të një niveli të mirë mes të cilëve është Shpendi, Daku luan te Spartaku i Moskës, Manaj po luan në Turqi dhe po shënon shumë. Kam fatin që kam në dispozicion shumë sulmues që mund të luajnë, por që në këtë moment mund të bëj zgjedhje me futbollistë të  gjithsesi janë të rëndësishëm që po aktivizohen’-përfundoi konferencën për shtyp Rolando Maran.

Top Channel