Dështoi ta dërgonte te Barcelona, ylli argjentinas mbetet pa agjent, ja prapaskenat e verës
Një kërkesë e qartë drejtuar numrit 3 të Juventusit: “Bremer, a ma dhuron fanellën?”.
Pankarta e vogëlushit Alessandro, e shfaqur gjatë ndeshjes miqësore verore mes ekipit të parë dhe Juventus Next Gen, tërhoqi vëmendjen e mbrojtësit brazilian, i cili u përpoq përmes rrjeteve sociale që t’ia plotësonte dëshirën.

Pikërisht një histori në Instagram e postuar nga Bremer bëri të mundur bashkimin e të dyve. Futbollisti publikoi foton e pankartës dhe nisi kërkimin për tifozin e vogël, duke shkruar: “P.S. Po kërkoj këtë tifoz të vogël!”. Një histori me fund të lumtur! Bremer arriti ta gjente Alessandron dhe i dhuroi jo vetëm fanellën e Juventusit, por edhe një kujtim të paharrueshëm, të lidhur me ekipin e zemrës.
Top Channel