Lazio ka parë t’i ikë 3-pikëshi nga duart, në minutën e fundit shtesë, teksa arbitri ka akorduar një 11-metërsh për Fiorentinën.

Këtë herë, Thomas Strakosha nuk arriti të bëjë mrekullinë ashtu si ndaj Dybalës, teksa u mposht nga sulmuesi vjollcë, Khouma Babacar.

Lazio dominoi sfidën dhe kaloi në avantazh në pjesën e parë, pas një goli të shënuar nga mbrojtësi De Vrij, ndërsa në pjesën e dytë u mundua të administrojë avantazhin, por dështoi në sekondat e fundit të sfidës.

Pas javës së 14, Lazio nuk përfiton dot nga hapi fals i Romës në Genoa dhe mbetet në vendin e pestë, me 29 pikë.

Top Channel