Kamza dhe Vllaznia kanë marrë fitore me të njëjtin rezultat 2-1 ndaj Lushnjes dhe Luftëtarit.

Edhe pse shënoi që në minutën e 6 me anën të Cankës, Lushnja nuk mund të mbante rezultatin, madje Kamza arriti ta përmbyste që në pjesën e parë me Plakun dhe Racic.

Ndërkohë, një fitore mjaft të rëndësishme ka marrë edhe Vllaznia duke mposhtur 2-1 në “Loro Boriçi” Luftëtarin.

Pjesa e parë e kësaj ndeshje u mbyll në barazim 1-1, ndërsa një gol i shënuar nga Gilman Lika në fundin e ndeshjes i dha Vllaznisë 3 pikë nga ky takim.

Top Channel