Në mediat italiane Napoli cilësohej si “treni i fundit” për një vend në Ligën e Kampionëve për Milanin dhe nëse është kështu, atëherë ky tren u ka humbur “Kuqezinjëve”.

Skuadra e Sarrit mposhti në lojë dhe në rezultat (2-1) Milanin, që s’i mungoi dëshira, por ishte një skuadër e pafuqishme për të vënë në rrezik serioz portën e Reinas.

Vendasit e nisën menjëherë vrullshëm takimin dhe kërcënimi i parë do të mbërrinte nga koka e Callejon, që godet bukur, por po aq bukur i përgjigjet Donnaruma.

Më pas ishte radha e Mertens që të tentonte golin në minutën e 33-të, por sërish portieri i Milanit ja mohon atë.

Pa kaluar as një minutë, Jorginho sheh Insignen në kufijtë e pozicionit jashtë loje dhe pason menjëherë. Ky i fundit, me një parabolë mposht Donnarumën.

“San Paolo” shpërthen në delir, por gëzimi u ndërpre nga gjyqtari, që ngurroi të akordonte gol direkt dhe pasi u konsultua me asistentët e tij e dha atë.

Kaq për pjesën e parë.

E dyta nis aty ku u mbyll e para. Një aksion me pasa të shpejta nxjer Mertens të vetëm përballë Donnarumës, por goditja e tij u devijua nga portieri i Milanit.

Zielinski shënoi në minutën e 73, ndërsa Milani u zgjua vonë me Romagnolin që gjeti rrjeten në minutat shtesë të ndeshjes.

Top Channel