Monako ‘ngec’ sërish, vetëm barazim ndaj debutuesve

17/11/2017 23:22

Debutusit në Ligën e Parë franceze, Amiens, mundën t’i marrin një pikë kampionëve në fuqi të Francës, në një ndeshje ku skuadra e Monakos bëri më mirë se miqtë vetëm në kontrollin e topit, i cili në fund vlen pak nëse nuk finalizohet.

Vendasit dhe pse në vendet e fundit të klasifikimit luajtën si të barabartë me Monacon duke shënuar madje të parët, në të 31-tën me Gakpe që shfrytëzoi një pasim të artë të Kakutas.

Epërsia e Amiens zgjati për plot 36 minuta deri në çastin kur Jovetiç shënoi golin e barazimit me një goditje të saktë brenda në zonë.

Pavarësisht ndonjë përpjekje të Monacos rezultati deri në fund nuk ndryshoi me Amiens që falë kësaj pike doli më në fund nga zona e ftohtë ndërsa Monaco kryqëzon tashmë gishtat duke shpresuar në një hap fals të PSG këtë të shtunë dhe pse me formën që parizienët kanë treguar, diçka e tillë të paktën në letër duket e pamundur.

Në ndeshjen që hapi javën e 13-të të Ligue 1, Lille e Marcelo Bielsas regjistroi fitoren e dytë radhazi pasi mposhti 3-1 Saint Ettiene.

Top Channel