Trajneri i Spanjës, Julen Lopetegui ka lënë jashtë skuadre mbrojtësin e majtë të Arsenalit, Nacho Monreal, si dhe dyshen e londinezëve të tjerë, Chelsea, Pedro Rodriguez dhe Cesar Azpilocueta, për miqësoret e këtij muaji, por ka rikthyer në ekipin “La Roja” Alberto Morenon e Liverpoolit.

Spanja do të presë Kosta Rikën në Malaga më 11 nëntor, përpara se të udhëtojë drejt Shën Pjetërburgut për t’u ndeshur me Rusinë, 3 ditë më vonë. Monreal, Azpilicueta dhe Pedro ishin që të tre titullarë në ndeshjen e fundit kualifikuese për Botërorin “Rusi 2018”, të fituar 1-0 ndaj Izraelit muajin e kaluar.

Grumbullimi i 25-vjeçarit Moreno është i pari nën drejtimin e Lopeteguit. Ai debutoi me Spanjën në tetor të vitit 2013, në kohën kur kombëtaren e drejtonte Vicente del Bosque, ndërsa për herë të fundit ka luajtur me “La Roja”-n në vitin 2014. Por, Moreno ka qenë titullar i rregullt me ekipin e tij Liverpool nën drejtimin e Jurgen Klopp këtë sezon, duke zhvilluar 8 ndeshje në Premier League dhe 6 në Champions League.

“Vendimi për të lënë Monrealin dhe Pedron jashtë është për arsye teknike”, tha Lopetegui të premten. “Për t’u përgatitur sa më mirë përpara Botërorit, neve na duhet të shohim gjendjen e lojtarëve të tjerë, që mund të jenë pretendentë për listën përfundimtare prej 23 futbollistësh”.

Lista e plotë e Spanjës:

Portierë: David de Gea (Manchester United), Pepe Reina (Napoli) dhe Kepa Arrizabalaga (Athletic).

Mbrojtës: Álvaro Odriozola (Real Sociedad), Gerard Piqué (Barcelona), Sergio Ramos (Real Madrid), Nacho Fernández (Real Madrid), Jordi Alba (Barcelona), Marc Bartra (Borussia Dortmund) dhe Alberto Moreno (Liverpool).

Mesfushorë: Sergio Busquets (Barcelona), Thiago Alcántara (Bayern), Andrés Iniesta (Barcelona), Isco Alarcón (Real Madrid), David Silva (Manchester City), Marco Asensio (Real Madrid), Saúl Ñíguez (Atlético), Asier Illarramendi (Real Sociedad), Luis Alberto (Lazio) dhe Suso (Milan).

Sulmues: Vitolo (Las Palmas), José Callejón (Napoli), Alvaro Morata (Chelsea), Iago Aspas (Celta) dhe Rodrigo (Valencia).

Top Channel