Premier League, Evertoni shkarkon Ronald Koeman

23/10/2017 14:50

Evertoni ka shkarkuar trajnerin holandez, Ronald Koeman, pas humbjes tenistike të së dielës, 5-2 nga Arsenali, që e lë ekipin e dytë nga Liverpooli në zonën e ftohtë të rënies nga kategoria në Premier League.

Përmes një deklarate në faqen e tyre zyrtare, klubi shpreh “falënderimet dhe mirënjohjen ndaj trajnerit Koeman, për shërbimet që i ka ofruar ekipit në 16 muajt e fundit”.

“The Toffees” renditen në vendin e 18 të Premier League, teksa kanë fituar vetëm dy nga 9 përballjet e deritanishme në sezonin e kampionatit anglez.

“Ende kam besim se mund ta ndryshojë këtë situatë të rëndë që po kalon ekipi”, deklaroi të dielën pas ndeshjes holandezi Koeman.

Top Channel