11 artistë të arteve pamore morën pjesë në një aktivitet, duke sjellë përjetimet personale  me temë gurin nga skaje të ndryshme të qytetit të Gjirokastrës. Veprat frymëzohen nga pena e Kadaresë.

“Nëse vitin e kaluar kishim frymëzimin nga vepra e Kadaresë, kësaj radhe simboli i rezidencës tonë është guri. Po të hedhim sytë, guri është shumë i qenësishëm në Gjirokastër, është simbol i vërtetë dhe kjo do të jetë në qendër të të gjithë artistëve këtu”, thotë Laura Xhaxhiu, kuratore.

Artistët realizuan nga tri punime në vaj, akuarel dhe akrilik parë nga kënde të veçanta dhe stile të larmishme. Qafa e Pazarit, një shtëpi karakteristike në Dunavat, Palorto apo Manalat, kalaja dhe detaje të trashëgimisë dekorative të objekteve ishin në qendër të punimeve të kolonisë së piktorëve.

Në përfundim të aktivitetit, kolonia e piktorëve ekspozoi punimet në ambientet e Shtëpisë së Kadaresë.

Top Channel