Rrëfimi i “Lord Bajronit të ri”, përkthyes i Migjenit në anglisht

23/05/2017 00:00

Ata kanë shkrimtarin më të madh të të gjitha kohërave, William Shakespeare. Anglezët kanë se çfarë t’i rrëfejnë botës në letërsi.

Por marrëdhënia e tyre me Shqipërinë dhe shkrimtarët tanë është po ashtu e veçantë. Që nga Lord Bajroni (George Gordon Byron), Edith Durham, etj., ata janë intriguar nga vendi ynë, zakonet, njerëzit apo gjuha.

Robert Wilton njihet si diplomat ndërkombëtar për angazhimin e tij në politikë, por pjesëmarrja e tij më me dëshirë është në kulturën shqipe. Si përkthyes i Migjenit në anglisht, ai rrëfen lidhjen e tij me shkrimtarin dhe gjuhën tonë, pas një takimi, në të cilin u bënë bashkë poezia shqipe me atë angleze, te “Reja Festival”.

“Kur lexojmë Migjenin, edhe sot mundemi të kuptojmë sesa ka vuajtur ai”, thotë Robert Wilton.

Në një kohë kur – sipas Wilton, – politika në Shqipëri është më shumë aktoreske, ai e kërkon arratinë e tij te letërsia.

“Më duket se në çdo periudhë, njerëzit kanë kërkuar edhe një mënyrë sesi të shprehen, nëpërmjet letërsisë”, shprehet Robert Wilton.

TCH: Si ju duket Lord Bajroni në shtegëtimin e tij dhe etjen për të njohur Shqipërinë dhe shqiptarët?

“Është shumë interesante, që ka njëfarë raporti të veçantë midis anglezëve dhe shqiptarëve. Edhe për mua, si anglez, të jem në Tepelenë duke lexuar vargjet e Bajronit është diçka shumë e bukur”, thotë Robert Wilton.

Top Channel