Art dhe nudo, ekspozita e nëntë artistëve

01/05/2017 00:00

Lakuriqësia dhe intimiteti së bashku, të sjella në një vështrim konceptual, bën bashkë punët e nëntë artistëve në zhanre të ndryshme artistike si vizatimi, piktura, fotografia për të na sjellë këndvështrimin e tyre mbi një tematikë që jo rrallë herë ngjall provokacion.

Kjo ekspozitë më shumë të bën të mendosh marrëdhënien me veten, si kjo nuse vec me vello pas dasmës, apo shprehinë e syve në këqtë foto, qëndrimin në interierin tënd të vetmuar, apo figurën e një gruaje të dhunuar.

“Çdo lloj zhanri të artit është prezente lakuriqësia. Përkundrazi artin e zhvillon dhe e çon më tej në një nivel akoma më të lartë”, thotë Meri File, kuratore e ekspozitës.

Sytë janë ata që shprehin një shpirt të zhveshur, në këtë fytyrë pa asnjë shprehi. Një fotografi që e parë në këtë këndvështrim për autorinë është një formë lakuriqësie.

“Fytyra është e mbuluar me një lloj balte. Qëllim ika qënë të hiqej në një farë mënyre çdo lloj shqetësimi në fytyrë. Përqëndrohesh tek sytë. pikërisht”, shprehet Roland Balla, fotograf.

Ndërsa në këtë vizatim autorja ka dashur të sjellë ngjyrë edhe nëpërmjet lapsit. Dhe nuk i ve titull punës së saj.

“Unë jo pa qëllim e kam lënë vizatimin tim pa titull, pasi e bukura për artin është që çdokush mund ta emërtojë në bazë të ndjesisë së vet. Nëse do më pyesnit vetë si autore, do ia kisha vënë titullin pa diskutim ‘Alegoria e Lules’”, rrëfen Anila Kaçani, piktore.

Larg barrierave psikologjike kjo ekspozitë e lidhur ngushtë me shqisat është e hapur për publikun në Galerinë Kalo.

Top Channel