Saranda hap sezonin turistik me piktura

10/03/2017 00:00

Galeria e Artit në Sarande e ka çelur sezonin turistik me herët se çdo vit  me një ekspozite pikture të artistit Edi Kojani.

Në të prezantohen 45 punime ne pikture. Piktori i vëmendshëm ndaj peizazhit karakteristik të Gjirokastrës dhe hulumtimit të detajeve sjell një koncept të ri artistik të këtij mjedisi. Në të spikasin vepra si “Koka e Pashait”.

“Edi Kojani është një piktor i brezit të ri. Veprat janë të realizuara në pikturë, bojëra vaji. Ka edhe vizatime. E veçanta është që ky pikturon bregun e detit të bukur në këtë ekspozitë, kemi ngjyrën e argjendtë të Gjirokastrës. E bukura tjetër është ekspozimi në atë formë që vizitori të ketë një komunikim me veprat e artit”, u shpreh Lefter Çeko, drejtor i Galerisë Art-Saranda.

Ekspozita është vizituar tanimë nga qindra vizitorë  dhe pretendohet që ky numër të shtohet me rritjen e fluksit të turistëve. Ajo do të qëndroje e hapur për 1 muaj.

Top Channel