Një sallë në nder të Ibrahim Madhit

25/11/2016 00:00

Salla e Pedagogëve në Universitetin e Arteve ka marrë këtë të premte emrin e Artistit të Popullit Ibrahim Madhi.

Madhi është një ndër figurat më të rëndësishme të muzikës dhe artit të interpretimit shqiptar, veprimtaria artistike e të cilit shënon dhjetra koncerte të suksesshme si solist pranë Orkestrës së Radio Tiranës, në Teatrin e Operas dhe Baletit, si edhe në Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore.

Për disa vite ai ishte drejtor i Universitetit të Arteve. Ish-studentët e tij kujtuan profesorin, duke interpretuar pjesë nga krijimtaria e tij artistike.

Ibrahim Madhi u nda nga jeta më 4 shkurt të vitit 2014.

Top Channel