Zlatan, i papërmbajtshëm, 2 gola në fitoren e Man. United

20/08/2016 00:00

Pas mbrojtësve në kampionatin holandez, italian e francez, tashmë janë mbrojtësit në Premier League që po vërtetojnë se Zlatan Ibrahimovic është i pandalshëm.

Gjiganti suedez arriti të shënojë edhe në ndeshjen e dytë në kampionat me Manchester United, madje dy gola në fitoren e pastër 2-0 të ekipit të tij ndaj Southampton.

Zlatan shënoi nga një gol në secilën pjesë, në ndeshjen ku ekipi i drejtuar nga Mourinho nuk e vuri në diskutim për asnjë moment fitoren.

Në këtë takim për “Djajtë e kuq” debutoi edhe francezi Pogba, i sapo blerë nga Juventusi.

Top Channel