Kili në finale kundër Argjentinës, gjysmëfinalja u ndërpre për 2 orë

23/06/2016 00:00

Kili do të jetë kundërshtari i Argjentinës në finalen e Kupës së Amerikës që do të luhet më 27 qershor, ndërsa Kolumbia dhe SHBA do të luajnë më datë 26 përballë njëra-tjetrës për të përcaktuar vendet 3-4.

Kjo ndeshje ka rrezikuar të shtyhej për nesër për shkak të motit të keq në Çikago të SHBA-së ku luhej gjysmëfinalja e dytë.

Shirat e fuqishëm të shoqëruar me rrufe kanë detyruar organizatorët që të ndërpresin ndeshjen menjëherë pas përfundimit të pjesës së parë  dhe t’u kërkojnë tifozëve që të largohen sa më parë nga stadiumi për të mos vënë jetët e tyre në rrezik.

Pavarësisht motit të keq që solli edhe ndërprerjen e ndeshjes për rreth 2 orë, për Kilin nuk ka pasur probleme në sigurimin e finales së Kupës së Amerikës duke i shënuar pak minuta pasi ka nisur ndeshja dy gola Kolumbisë.

Dy golat e shpejtë për Kilin kanë pasur 4 minuta diferencë. Goli i parë u shënua nga Charles Aranguiznë minutën e 7, ndërsa goli i dytë nga  Jose Fuenzalida në minutën e 11’.

Pjesa e dytë përveçse për faktin se nisi me vonesë do të mbahet mend edhe për kartonin e dytë të verdhë ndaj Carlos Sánchez, në minutën  e 57’ çka rrjedhimisht solli edhe lënien me 10 lojtarë të Kolumbisë për minutat e mbetura.

Top Channel