Barça e PSG hipotekojnë çerekfinalet

18/02/2014 00:00

Barcelona ia del mbanë të fitojë në “Etihad Stadium”, përballë Manchester City-t, në një ndeshje ku rezultati nuk tregon paraqitjen e skuadrave.

Kanë kontrolluar britanikët vendas topin, gjatë gjithë 45 minutave të para, por me pak guxim për të rrezikuar si duhet portën e Valdes.

Me fillimin e pjesës së dytë, Messi del në lojën e tij dhe, me një kundërsulm, sforcon Demichelis të shkaktojë një ndërhyrje të gabuar, që fillon jashtë zone, por për gjyqtarin ishte penallti dhe karton i kuq.

Me një lojtar më pak dhe me disavantazhin e një goli, Manchester City tenton të ringrihet dhe rrezikon në disa raste, por goditja fatale i vjen atëherë kur më pak e prisnin, në minutën e 90-të, Hart nxiton në dalje dhe Dani Alves e ndëshkon me golin e dytë.

Me këtë fitore, Barcelona duket të jetë një hap larg çerekfinaleve, duke qenë se në shtëpinë e tyre e kanë treguar që janë të pathyeshëm.

Ndërkohë, edhe Paris SG thuajse është kualifikuar që në ndeshjen e parë, ku shkatërruan Leverkusen, në Gjermani, me rezultatin 4-0.

Në një ndeshje shumë të thjeshtë, nuk mund të mungojë protagonizmi i Zlatan Ibrahimovic, i cili shënon dy herë në këtë takim, të parin me penallti, ndërsa golin e dytë personal (dhe të tretin për Paris), nga distanca, duke mahnitur të gjithë.

Paraqitjen e tij shumë të mirë e tregojnë qartë edhe shifrat. Pas këtij takimi, Zlatan Ibrahimovic shkon në kuotën e 10 golave në 6 ndeshje, duke kaluar edhe Ronaldon, i cili deri tani ka 9 gola, dhe në të njëjtën kohë duke kryesuar klasifikimin e golashënuesve të Champions League.

Top Channel