Ibra: Botërori pa mua nuk ka vlerë

20/11/2013 00:00

Pas humbjes 2-3 ndaj Portugalisë, Suedia e Zlatan Ibrahimovic nuk do të luajë në Botërorin e Brazilit dhe kapiteni i kombëtares nordike mendon se pa të, “Botërori nuk ia vlen të shikohet”.

“Jemi shumë të zhgënjyer, por fituan më të mirët. Fillova të besoja se mund të kualifikoheshim pas dy golave të mi, por Portugalia ishte superiore”, tha sulmuesi i PSG pas takimit.

Ibra vlerësoi edhe Cristiano Ronaldon, i cili shënoi tre golat për kombëtaren e tij: “Nëse i jep mundësinë Cristianos të niset në tre kundërsulme, ai shënon tre gola. Është më i miri në këtë aspekt. A është më i miri në gjithçka? Është i jashtëzakonshëm, por… (qesh)”.

Në fund, Zlatan Ibrahimovic nuk harroi të jepte një tjetër deklaratë nga të tijat: “Një Botëror pa mua nuk ka kuptim ta shohësh.” Para ndeshjes së dytë me Portugalinë, ish-lojtari i Milanit e kishte krahasuar veten me Zotin.

Top Channel