Policia Rrugore e Qarkut të Beratit ka organizuar një operacion për grumbullimin e gjobave ndaj atyre drejtuesve të cilët janë debitor.

Uniformat blu kanë ngritur postoblloqe në rrugen kryesore të qytetit të Beratit për të kryer kontrolle e për të identifikuar të gjitha mjetet që kanë gjoba si dhe mangësi në dokumenta. Gjate ditës së martë i është hequr leja e drejtimit 15 personave.

Ky operacion do të vazhdojë thotë shefi i komisariat të qarkullimit rrugor pranë drejtorisë Qarkut Berat zoti Latif Kulla.

Top Channel