Ibrahimoviç zyrtarisht të PSG

18/07/2012 00:00

Zlatan Ibrahimovic është futbollist i Paris Sën Zhermen. Lajmi u
konfirmua nga drejtori sportiv i klubit parizien, Leonardo dhe agjenti i
sulmuesit, Mino Raiola që deklaruan arritjen e një marrëveshje për
transferimin e 31-vjeçarit në Paris. Mësohet se Ibrahimoviç do të
nënshkruajë me PSG një kontratë 3-vjeçare me 12 milionë euro në sezon.

Zlatan Ibrahimoviç tashmë ka mbërritur në Paris dhe ka kryer testet mjekësore me klubin e ri, ku do të bashkohet edhe me Tiago Silvën e Ezekjel Lavecin, qe u blene me pare nga drejtuesit e klubit francez.
 
Nga ana tjeter drejtuesit e Milanit po kërkojnë një emër të përshtatshëm për të zëvendësuar sulmuesin suedez, por  nuk kërkojnë që të nxitohen, ndërkohë që konfirmojne edhe qëndrimin e Robinjos te kuqezinjtë pavarësisht tentativave të bëra nga Santosi kohët e fundit.

‘Do të sjellim në skuadër një tjetër emër të njohur të futbollit-mësohet të ketë deklaruar zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galiani-por kemi kohë deri në datën 31 gusht. Përsa i përket Robinjos nuk kemi ndërmend të heqim dorë prej tij’.

Top Channel