Miratohet me 84 vota ligji i maxhorancës që rrit me 2 % rrogat e magjistratëve, Rama debaton me opozitën deri në orët e para të mëngjesit
Kryeministri Sali Berisha ka vendosur shpërblimin e punonjësve të Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës që ishin në detyrë ditën e djeshme gjatë demonstratës, ku humbën jetën tre persona dhe u plagosën dhjetra të tjerë.
Kreu i qeverisë ka vendosur me vendim të Këshillit të Ministrave shpërblimin me nga katër paga suplementare për punonjësit e plagosur dhe një pagë për pjesën tjetër.
“Me propozim të kryeministrit të vendit, zotit Sali Berisha, Këshilli i Ministrave ka vendosur të shpërblejë të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës, të cilët morën pjesë në mbrojtje të institucioneve të vendit, me 1 pagë suplementare dhe punonjësit e plagosur të Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës me 4 paga suplementare”, është shprehur zëdhënësja e kryeministrit, Erla Mëhilli.
Top Channel