Enkel Zhuti, nje balerin i suksesshem ne Itali

06/10/2009 18:55

Te gjithe qe e rrethonin e dinin se do behej i tille. Enkel Zhuti, balerini i pare shqiptar ne Itali eshte nderuar disa here me cmimin si artisti me i mire i vitit.

Eshte rikthyer ne Tirane per t’u takuar me familjen dhe me miqte. Ishte viti 1991 kur Enkel Zhuti la Shqiperine. Nje kurs specializimi ne Itali e shkeputi pergjithmone nga Shqiperia. Pas mbarimit te kursit e pranuan menjehere ne trupen e baletit te Milanos ku u aktivizua ne rreth 150 shfaqje.

“Danza viva” eshte kompania e  baletit me te cilen ai bashkepunon prej kohesh. Por Keli nuk harron se ne Shqiperin e tij ka lene njerezit e tij te dashur. “Ne kohen qe me mungon ai me merr ne telefon. Kur vjen e pyes per koncertet dhe ai flet me shume deshire”, shprehet e ema e balerinit.  

FOTO GALERI
2/4

Top Channel