Zgjedhjet, europianet indiferente

07/06/2009 19:15

Ne keto zgjedhje, Parlamenti Evropian, megjithe votimin e ligjeve te rendesishme per klimen, telefonine celulare, sigurine e udhetareve, punesimin apo emigracionin, perballet me mosinteresimin gjithnje e me te madh te qytetareve evropiane.

Per kete arsye emra te njohur te artit, sportit e shkences jane perfshire ne kete proces per te dhene mesazhe inkurajuese.

“Pa perpjekje nuk ka fitore dhe nuk ka demokraci pa zgjedhje”, eshte shprehur futbollist portugez, Luis Figo.

Ndersa Frank De Winne, astronaut i ESA-s (stacioni hapesinor evropian), thote se “kudo qe te jeni dhe cfardo bindjesh politike qe te keni, beni qe zeri juaj te degjohet”.

Nga 375 milione votues vetem nje pjese e vogel e tyre pritet te hedhin voten ne keto zgjedhje.

Pese vjet me pare niveli i abstenimit ishte 54%, ndersa ne keto zgjedhje perllogaritet te jete edhe me i larte.

Mosinteresimi dhe pjesemarrja e ulet shton risqet per votimin ne 27 vendet anetare te kandidateve te partive te ekstremit te majte apo te djathte me elektorat te sigurte, te cilet punojne kunder fuqizimit te nje Evrope te bashkuar.

Top Channel