Itali, zbulohet rast incesti

27/03/2009 13:25

Nje rast horror incesti ne nje familje italiane.

Nje 34-vjecare ne Torino eshte perdhunuar nga i ati dhe vellai, ndersa ky i fundit ka ushtruar dhune seksuale edhe ndaj 4 vajzave te veta.

Kryefamiljari dhe i biri i tij jane arrestuar.

34-vjecarja ka rrefyer se per vite te tera ka qene e detyruar te perjetoje dhunen e babait dhe vellait te saj.

Ka qene vete ajo, e cila ka denoncuar ne polici te vellane, duke deklaruar se ishte perdhunuar dy here prej tij, kur i kishte kerkuar te strehohej ne banesen e tij, pasi kishte braktisur shtepine prinderore.

Por ndersa policia ka bere hetimet e rastit ka zbuluar se vellai i 34-vjecares kishte abuzuar edhe mbi kater vajzat e tij 6,8, 12 dhe 20 vjec. Kurse babai i 34-vjecares, shites ambulant abuzonte me te bijen prej te pakten 25 vjetesh.

35-vjecarja kishte kaluar gjithnje nje jete te izoluar. Kishte qendruar e mbyllur ne nje dhome pa drite elektrike e detyruar te perjetonte abuzimet e te atit.

Nje here madje, ne vitin 1994 ishte arratisur, por nje konsulent ne gjykate e kishte cilesuar si te pavertete rrefimin e saj.

Heren e dyte qe vajza u arratis nga shtepia u strehua ne shtepine e te vellait, ku u be edhe denoncimi qe solli me pas zbulimin e te gjithe historise.

34-vjecarja bashke me mbesat e saj eshte strehuar ne nje qender rehabilitimi.

Top Channel