Barak: Izraeli nuk planifikon lufte tjeter ne Gaza

02/02/2009 11:00

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Ehud Barak, deklaroi sot se Izraeli nuk ka planifikuar nje tjeter lufte ne Rripin e Gazes, edhe pse kreu nje sulm ajror ne kunderpergjigje te raketave palestineze.

“Nuk eshte ne qellimet tona nje operacion i dyte. Thame qe do kete nje pergjigje dhe ajo erdhi naten e mbremshme”, tha Barak ne nje interviste.

Fjalet e tij bien ndesh me ato te ministres se Jashtme Tzipi Livni, e cila tha se nese do te jete e nevojshme do te kete nje ofensive te re ne Gaza.

Ne sulmet e fundit ne Gaza u goditen gjashte tunele, qe perdoren per trafikimin e armeve, si dhe nje ndertese e Hamasit.

Top Channel