E hënë, 01 Korrik 2019
15:15
“Zgjedhësit, presion nga të gjitha palët”/ OSBE-ODIHR kritika të dy palëve, Glover: Nuk i certifikojmë ne zgjedhjet

Ambasadorja Britanike Audrey Glover, udhëheqësja e misionit të OSBE-ODIHR në vëzhgimet e zgjedhjeve të 30 qershorit, në konferencën për shtyp kishte zgjedhur të vishej me një fustan mbi të cilin ishin stampuar disa ngjyra të rrëmujshme, si vetë situata që i parapriu këtyre zgjedhjeve.

15:14
Hap pas Hapi – Zgjedhjet lokale në Shqipëri 2019

Më 30 qershor në Shqipëri janë zhvilluar zgjedhjet vendore për 61 kryetarët e bashkive, të parat në 30 vite ku opozita kryesore në vend nuk mori pjesë.

13:00
Ora 13:00/ Përfundon numërimi në disa bashki

Nga të dhënat e siguruara nag Komisioni Qendror i Zgjedhjeve numërimi i votave për kandidatin ka përfunduar në 41 bashki, ndërkohë që në disa prej tyre numërimi ka ngelur në kutinë e fundit prej disa orësh.

12:01
Përfundon numërimi i votave në disa Bashki. Shikoni rezultatet deri në orën 12:00

Procesi i numërimit të votave ka përfunduar në një pjesë të mirë të Bashkive.

11:41
Gabim apo skandal?! Kandidatët dalin fitues me vota “fantazmë”

Teksa në një pjesë të mirë të Bashkive procesi i numërimit të votave ka përfunduar, dolën në sipërfaqe edhe problemet e para, probleme të cilat hedhin hije dyshime për mënyrën e shpalljes së fituesve.

10:49
Rama e Basha i interpretojnë si fitore Lokalet 2019

Pas përfundimit paqësor të Lokaleve 2019, kryeministri Rama kërkon dialog me opozitën jashtëparlamentare, por kreu i opozitës, Basha sheh largimin e Ramës si kusht për zgjedhje të lira.

07:48
Përfundon numërimi në Bulqizë/ Kandidati i PS mund me rezultat të thellë kandidatin e BD

Dje qytetarët e Shqipërsië në mbarë vendin votuan për të zgjedhur 61 kryebashkiakët që do drejtojnë për gjatë këtyre 4 viteve. Procesi i numërimit të votave vazhdoi gjatë gjithë natës pa pasur probleme.

07:41
Përfundon numërimi edhe në Bashkinë e Konispolit, zbuloni rezultatin

Dje qytetarët e Shqipërsië në mbarë vendin votuan për të zgjedhur 61 kryebashkiakët që do drejtojnë për gjatë këtyre 4 viteve. Procesi i numërimit të votave vazhdoi gjatë gjithë natës pa pasur probleme.

06:02
Mbyllet procesi i numërimit në bashkitë Roskovec dhe Poliçan, ja rezultati

Dje qytetarët e Shqipërsië në mbarë vendin votuan për të zgjedhur 61 kryebashkiakët që do drejtojnë për gjatë këtyre 4 viteve. Procesi i numërimit të votave vazhdoi gjatë gjithë natës pa pasur probleme.

05:56
Erion Veliaj drejt mandatit të dytë, shkëputet ndjeshëm ndaj kundërshtarit

Dje qytetarët e Shqipërsië në mbarë vendin votuan për të zgjedhur 61 kryebashkiakët që do drejtojnë për gjatë këtyre 4 viteve. Procesi i numërimit të votave vazhdoi gjatë gjithë natës pa pasur probleme.

05:42
Njihuni me bashkinë e dytë, pas Pustecit që fitoi Partia Socialiste

Dje qytetarët e Shqipërsië në mbarë vendin votuan për të zgjedhur 61 kryebashkiakët që do drejtojnë për gjatë këtyre 4 viteve.

02:51
Foto/ Nis procesi i numërimit të votave në Shkodër

Vazhdon numërimi i votave në disa bashki të vendit.

02:03
Numërohen 5 kutitë e para për Bashkinë Bulqizë, ja rezultati

U mbajtën sot zgjedhjet vendore ku qytetarët shqiptarë votuan për të zgjedhur 61 kryebashkiakët që do të drejtojnë për 4 vite.

00:08
Mbyllet numërimi në Pustec, PS fiton bashkinë e parë

Është mbyllur numërimi i votave në bashkinë e Pustecit, në juglindje të vendit, duke u bërë bashkia e parë që mbyll procesin.

00:01
Peza: Tashmë fillon lëvizja ‘Basha ik’

Super debate po zhvillohen në transmetimin maratonë në Top Channel.

E diel, 30 Qershor 2019
23:44
Numërohen 5 kutitë e para në Lushnje, njihuni me rezultatin

Në Lushnjë ka filluar numërimi i votave dhe deri në këto momente janë numëruar pesë kutitë e para.

23:15
Topalli-Bashës: Tradhëtove dhe fyeve demokratët, je fajtor që Partia Demokratike humbi pushtetin

Ish-kryeparlamentarja, Jozefina Topalli ka reaguar për situatën politike dhe bojkotin që i bëri Partia Demokratike zgjedhjeve të sotme. Topalli fajëson kryetarin e Partisë Demokratike për bojkotin që i bëri zgjedhjeve dhe pushtetin e humbur nga PD.

Me anë të një statusi në facebook Topalli e quan Bashën tradhëtar i 400 mijë demokratëve.

22:57
Dalin rezultatet e para të votave; ndiqni “live” procesin

Kanë dalë rezultatet e para të numërimit të votave në disa bashkitë të vendit. Në Pustec, Lushnje dhe Kolonjë janë numëruar deri më tani disa kuti, ndërsa numërimi disa bashki pritet të nisë pas mesnatës.

22:39
Rezultatet/ Këto janë bashkitë ku votimi u bojkotua dhe ku pati pjesëmarrje të lartë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë publike rezultatet e votimit të 30 qershorit në 61 bashkitë e vendit. 21.6% është pjesëmarrja në rang vendi, sipas KQZ-së. Ndërkohë, sa i përket bashkive, në disa prej tyre ka patur një pjesëmarrje shumë të ulët saqë mund të flitet edhe për bojkot.

22:16
PD nuk pranon deklaratën e KQZ: Kjo është shifra e pjesëmarrjes në votime

Ashtu siç pritej, Partia Demokratike nuk e ka pranuar shifrën e publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për pjesëmarrjen e qytetarëve në votimet e 30 qershorit.

21:42
Foto/ Në pritje të procesit të numërimit, si po monitorohen qendrat në KQZ

Tashmë që kutitë e votimit janë mbledhur pothuajse të gjitha në qendrat e numërimit, pritet të nisë edhe procesi i fundit për votimet e 30 qershorit. Në Durrës dhe në Tropojë, KZAZ-të kanë lëshuar sinjalin e monitorimit të procesit të numërimit të votave.