09:00
E rëndë/ Gjendet i vdekur në një kasolle një 62-vjeçar në Roskovec, dyshohet se është vetëvrarë
Roskovec/Informacion paraprak Rreth orës 08:30, në fshatin Kurjan, Roskovec, është gjetur i pajetë nga familjarët, në një kasolle afër banesës, shtetasi Y. S., rreth 62 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvarur. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.