Zjarri në Gojan të Pukës, reagon ministria e Mbrojtjes: Ka nisur evakuimi i banorëve të zonës, ndërhyrja për shuarjen e flakëve nga toka dhe ajri 20/08 19:00
Sfida e dytë e fazës së 1/8-ave mes Gjermanisë dhe Danimarkës është ndërprerë për disa minuta nga gjyqtari anglez Oliver.
Kjo gjë ka ndodhur për shkak të një rrufeje e cila goditi fort pranë Dortmundit, duke trembur jo vetëm tifozët, por edhe lojtarët së bashku me gjyqtarin, me këtë të fundit që vendosi që lojtarët të futen në dhomat e zhveshjes.
Kushtet atmosferike u rënduan më pas, me fushën e Dortmundit që më pas u godit dhe nga breshëri.
Kjo është hera e parë në historinë e Europianit që një ndeshje ndërpritet për shkak të kushteve të rënduara atmosferike.
Top Channel