Turistët kanë mbetur në harresë pasi zjarret që u përhapën në ishullin grek të Rodosit detyruan mijëra të largoheshin nga hotelet e tyre.
Dy vëllezërit të cilët plagosën dje me armë zjarri kushëririn e tyre për çështje pronësie janë kapur nga policia.
Ministri i Brendshëm Taulant Balla gjatë takimit që zhvilloi me strukturat drejtuese të Policisë Vendore të Korçës, vuri theksin në përmirësimin e kushteve të shërbimit të çdo punonjësi policie.
Në kushte veçanërisht të vështira, gjatë natës ka përfunduar evakuimi paraprak i vendbanimeve të kërcënuara nga zjarri i madh në Rodos.
Duke nisur nga 1 gushti i këtij vitit aplikimet për karta identiteti dhe pasaporta do të kryhen me kuponë të rinj.
Për një komunitet është e rëndësishme ruajtja e gjuhës dhe mësimi i saj nga brezat e rinj.
11 persona dhe dhjetëra të plagosur është bilanci tragjik nga një zjarrvënie e qëllimshme në një lokal në Meksikë.
Liverpool po përjeton një revolucion të vërtetë këtë merkato në mesfushë.
Një 33-vjeçar i shpallur në kërkim nga drejtësia spanjolle si pjesëtari i një grupi kriminal është arrestuar në Vlorë.
Pas disa orësh luftë me flakët forcat zjarrfikëse të Fierit kanë mundur të shuajnë dhe të venë nën kontroll dy vatrat e zjarrit në Peshtan të Fierit.
Një person është vrarë dhe qindra apartamente banimi janë dëmtuar nga sulmet e fundit ruse mbi qytetin port në Detin e Zi, Odesa.
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në aksin Rrilë-Tale.
Dy drejtues automjetesh janë gjobitur nga policia rrugore për shpejtësi tej normave në tunelin e Krrabës,
“Telenovela” Harry Kane vijon, me sulmuesin i cili është i lidhur ngushtë me një transferim drejt Bayern Munich.
Kompania gjermane “Lilium” testoi para pak ditësh taksinë fluturuese në qiellin e Spanjës jugore.
Një shtetas turk rreth 60 vjeç ka ndërruar jetë tragjikisht mbrëmjen e djeshme në Skrapar.
Spanja mban sot zgjedhjet e përgjithshme që mund ta bëjnë atë vendin më të fundit anëtar të Bashkimit Evropian që do të kalojë nga e djathta.
Qindra turistë që u evakuuan nga hotelet që ndodheshin shumë pranë fronteve të zjarrit të madh në Rodos, janë strehuar në akomodime të tjera.
Sanremo zbriti mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Vlorës, ku performuan për qytetarët dhe turistët këngëtarët yje të viteve 80-90.
Mendimet e përsëritura negative mund të rrisin rrezikun e sklerozës.
Merkato e verës vazhdon të dominohet nga Arabia Saudite, klubet e së cilës po bindin disa lojtarë të mëdhenj që të largohen nga futbolli europian.
Kjo e diel ka një tërheqje të lehtë të valës së nxehtë Afrikan, por sërish moti do të jetë i kthjellët dhe i nxehtë në të gjithë territorin e vendit deri në orët e pasdites.
Dietologia Diola Dosti ka folur për efektet e mira që ka hashashi medicinal.
Kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku po qëndron në një vizitë dy ditore në Hagë, ku sot ka vizituar disa nga ish drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët akuzohen nga Gjykata Speciale për krime lufte.
Greqia ka shpallur gjendjen e emergjencës dhe ka ngritur shtabin e evakuimit për të gjithë turistët e huaj që duan të largohen për shkak të zjarreve.
Nënpresidentja amerikane Kamala Harris kritikoi të premten ata që i quajti “ekstremistë” të Floridës, për futjen në sistemin arsimor para universitar, të udhëzimeve që u mësojnë mësojnë “historinë e shtrembëruar” lidhur me skllavërinë në Shtetet e Bashkuara.
Barbie mund t’i bëjë të gjitha. Në filmin e vitit 2023 të Greta Gerwig-ut, ajo shfaqet si presidente e SHBA-së, fizikante fituese e çmimit Nobel, gjyqtare e Gjykatës së Lartë dhe madje si sirenë. Filmi pasqyron rolet e shumta që kukulla ka pasur gjatë dekadave.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken do të shkojë në Tonga, Zelandën e Re dhe Australi javën e ardhshme.
Një bebe e parakohshme që lindi me vrimë në zemër duket se ka arritur të mbijetojë deh ka dalë më në fund nga spitali pas gjashtë muajsh kujdesi në SHBA.
Bashkia e Rrogozhinës zhvillon zgjedhjet e pjesshme vendore të dielën e 23 korrikut, pasi Kolegji Zgjedhor kërkoi përsëritjen e procesit për shkak të parregullsive të hasura nga kutia e burgut të Rrogozhinës.
Samiti i fundit i NATO-s në Vilnius përfundoi “pa garanci konkrete sigurie” për Kievin dhe nxori në pah dështimin e aleancës ushtarake perëndimore për të krijuar një “këndvështrim të përbashkët strategjik” për Ukrainën, thotë në një intervistë për Shërbimin gjeorgjian të Radios Evropa e Lirë Nikolas Gvosdev, profesor i studimeve të sigurisë kombëtare në Kolegjin e Luftës Detare në SHBA.
Shefi i grupit mercenar rus Wagner, Yevgeny Prigozhin, ka regjistruar një firmë “për menaxhim të pasurive të paluajtshme” në Bjellorusi, pas rebelimit të ndërprerë kundër udhëheqjes ushtarake të Rusisë, muajin e kaluar.
Gerardo Martino është rikthyer të flasë për aventurën te Barcelona. Tekniku argjentinas drejtoi skuadrën katalanase në sezonin 2013/2014. Që u mbyll me fitimin e Superkupës së Spanjës dhe plot kritika.
Rritja e bimëve të shkëlqyera mund të jetë mjaft e vështirë, për shkak se ekzistojnë 6 faktorë që ndikojnë në rritjen dhe lulëzimin e prodhimit tuaj: ushqimi, furnizimi me ujë, intensiteti i dritës, oksigjeni dhe CO2.
Drejtoria e Inspekcionit në Komunën e Prishtinës, ka filluar sot me rrënimin e shtëpizave në mënyrë që të krijojë një hapësirë të përshtatshme për Tregun e Gjelbër të përkohshëm, e më pas do të vazhdohet me implementimin e projektit të madh për këtë zonë.
Partia opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për pagën minimale, kjo pasi ata nuk janë pajtuar me vlerën e pagës dhe përjashtimin e veteranëve.
300 kapela të kaltra fluturuan në ajrin e Amfiteatrit të Liqenit Artificial nga studentët që përmbyllën ciklin e studimeve bachelor, në të pesë fakultetet e Universitetit Europian të Tiranës.
“Porto Palermo Festival” bën bashkë artistë të njohur, për çdo fundjavë që prej 15 korrikut deri më 12 gusht dhe synon rikthimin e vëmendjes në vlerat e trashëgimisë.
Po përjetojmë një verë tepër të nxehtë dhe shumë njerëzve iu duhet të punojnë nëpër zyra, apo jashtë tyre.
Dule Troka, 47 vjeçari nga fshati Frakull në Fier ka hequr dorë nga biznesi i ndërtimit për t’iu rikthyer bujqësisë dhe prodhimit të arkave të amballazhit për fruta dhe perime.
Zyrtarë elektoralë në Kamboxhia filmoheshin sot duke kaluar xhunglën me elefantë, për të çuar materialet zgjedhore në qendrat e votimit të provincës Mondulkiri, e cila nuk mund të arrihet nga rruga automobilistike.
Një 46-vjeçare nga Irani, e arresuar në kushtet e flagrancës gjatë tentativës së saj për të udhëtuar drejt Francës kërkoi ndihmë nga drejtësia me argumentin se përndiqej nga regjimi i shtetit të saj për shkak të profesionit si gazetare.
Harry Kane është gjithnjë e më afër Bayern Munchen. Kampionët e Gjermanisë do e rrisin ofertën e tretë në 100 milionë euro. Shumë që pritet t’i japë fund rezistencës së Daniel Levyt, presidentit të Tottenhamit.
‘Qyteti i Vjetër’ i kryeqytetit të Polonisë organizonte sot ceremoni simbolike për 70-vjetorin e mbylljes së fazës kryesore të rindërtimit pas bombardimeve naziste.
I dyti në radhën e fronit mbretëror britanik, Princi George feston sot ditëlindjen.
Roland Ilia ka marrë detyrën si Kryetari i ri i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Idea e robotëve të pashkatërrueshëm në stil filmi ‘Terminator’ duket se po bëhet realitet teksa shkencëtarët thonë se kanë dëshmuar metale që shërojne veten pa ndërhyrje njerëzore.
Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë kundër vendimit të qeverisë për legalizimin e kanabisit mjekësor, duke theksuar se ai i shërben vetëm krimit.
Riaktivizohet zjarri në pyllin me pisha në Peshtan. Top Channel mëson se flakët po përhapen me shpejtësi për shkak të terrenit “grykë” dhe të erërave të forta që ndihmojnë përhapjen e flakëve.
Mick Bowman u nis për në Palestinë nga porti i Calais më 16 prill të këtij viti. Qëllimi i ecjes së tij është për të rritur ndërgjegjësimin për gjendjen e rëndë të refugjatëve dhe shkeljet e të drejtave të njeriut në Territoret e Pushtuara në Palestinë.
Aktori Jamie Foxx ka lajmëruar rikthimin e tij në punë pasi u shtrua në spital në fillim të këtij viti.
Punonjësit e pyjeve nuk arritën të risillnin në jetë pilotin 41 vjeçar pas rrëzimit të helikopterit të tij pranë liqenit Haig Lake në rajonin Alberta
Rrushi është plot e për plot me ushqyes që i bëjnë mirë lëkurës, zemrës dhe enëve të gjakut. Rrushi është një nga dhuratat më të mira që mund t’i bëni vetes këto ditë.
Trupi i koleksionistit Tim Klingender, ishte gjetur në rrënojat e barkës së përmbysur të peshkimit ndërsa ai i biznesmenit të teknologjisë që ishte me të, 51-vjeçari Andrew Findlay, nuk është gjetur por supozohet i vdekur.
Flakët kanë pushtuar kodrat në Kreshpan të Fierit.
Arrestimi i ultranacionalistit dhe ish-oficerit Igor Girkin mund të shkaktojë fërkime në Rusi, thotë Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar.
Pezullohet nga detyra, Shefi i Stacionit të Policisë Kufitare Durrës, nënkomsiar Kastriot Karafili.
Jeff Peters nga Chicago, SHBA raportohet se ka humbur në peshë shifrën e pabesueshme prej 100 kg, por tani ka mbetur me pjesë të mëdha lëkure të zbrazët dhe po mbledh para për të kryer ndërhyrjen e radhës.
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, të shtunën ka sulmuar Bashkimin Evropian për, siç ka thënë ai, ndërmarrjen e një “ofensive LGBTQ”, duke thënë se qeveria e tij nacionaliste do t’i mbrojë rrënjët e krishtera të vendit.
Anëtaret e një njësie femërore të mbrojtjes territoriale ruse kanë kryer stërvitje në Krime. Femrat në shërbim u fotografuan duke u trajnuar në taktikat e betejës me pushkë dhe drone në një poligon afër Yevpatoriya.
Vijojnë operacionet antikanabis në Lezhë, ku këtë herë janë asgjësuar 1691 bimë narkotike, në tre fshatra.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka zhvilluar një telefonatë me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg për të biseduar rreth marrëveshjeve të arritura në samitin e NATO-s në Lituani javën e kaluar, si dhe shfuqizimin e marrëveshjes së grurit në Detin e Zi.
Kryesocialisti Edi Rama fillim javën e ardhshme ka thirrur asamblenë e PS-së.
Një gazetar rus është vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur në pjesën e rajonit jugor të Ukrainës Zaporizhzhia të pushtuar nga forcat e Moskës, sipas ministrisë ruse të mbrojtjes.
Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, bëri një pasqyrë të situatës për “The Reds” në podcast-in e tij.
Familja Sallahi nga fshati Zllatar i Ferizajt, ka mbjellë me grurë rreth 100 hektarë tokë.
Policia britanike tha se po heton një incident në stadiumin e Gateshead në veri të Britanisë, ku ndeshja miqësore që po luhej u braktis pasi një makinë funerali u braktis në mes të fushës nga të rinj të maskuar.
Një shtetas sllovak është kapur dhe arrestuar pasi tentoi të kalonte nga Përmeti drejt Greqisë armë dhe drogë.
Marrëveshja e re pritet që të deportojë drejt vendit tonë 17 shqiptarët të cilët njihen nga drejtësia në Britani, mes tyre edhe vrasësi serial Mane Driza ose siç njihet ndryshe me pseudonimin “Scarface”.
Një zjarr me përmasa të mëdha vijon të rrezikojë ullishte dhe banesa në hyrje te fshatit Nartë.
4 persona u mbytën të premten e një dite përvëluese korriku në liqenin e Banjës.
Një bebe e sapolindur që besohet se është braktisur në pyll për t’u vrarë nga kafshët e egra, është zbuluar nga një qen rruge që mrekullisht e ka transportuar drejt njerëzve, raportonin sot mediat.
Imazhe të papublikuara me parë të Shqipërisë dhe shteteve të tjera të Ballkanit në fillimet e shekullit të 20-të u shfaqën në një ekspozitë në muzeun kombëtar të fotografisë “Marubi”.
Trupat ukrainase kanë goditur një rezervuar nafte dhe një depo municionesh të ushtrisë ruse, në Krimenë e aneksuar nga Rusia, ka njoftuar departamenti për komunikim i ushtrisë së Ukrainës, nëpërmjet një komunikate të lëshuar më 22 korrik.
Australia dhe Shtetet e Bashkuara kanë filluar stërvitjet më të mëdha ushtarake me trupa ushtarake të kombinuara me 13 vende të tjera të quajtur “Operacioni Talisman Sabre”.
Nxehtësia ekstreme ne Itali ka bërë që të nisin sugjerimet për mënyrën se si të përballohen temperaturat e larta që shpesh vënë në rrezik edhe jetën e njerëzve, ku i është bërë edhe një krahasim me pandeminë e Covid-19.
Ministria e Jashtme e Polonisë të shtunën e ka thirrur në bisedë “urgjente” ambasadorin rus, për të protestuar ndaj atyre që Varshava i ka quajtur “deklarata provokuese” nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është shprehur se marrëveshja e Ohrit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është historike.
Gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi Kledi Çyrbja, ka plagosur me armë zjarri të llojit pistoletë 30-vjeçarin Saimir Bega, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Rusia ka miratuar një listë të kombeve që i konsideron “armiqësore”, mes të cilave ka përfshirë të gjitha vendet e Bashkimit Evropian (BE), edhe Shtetet e Bashkuara, Japoninë apo Kanadanë.
Gati 2,000 pinguinë janë gjetur të vdekur në bregun lindor të Uruguait në dhjetë ditë, me shkakun e pashpjeguar, nuk ka mundësi të jetë gripi i shpendëve, sipas autoriteteve.
Sportistja Luiza Gega është kualifikuar për në Lojërat Olimpike të 2024 në Paris.
Forcat irakiane të sigurisë të shtunën kanë shpërndarë rreth 1.000 mbështetës të klerikut mysliman shiit, Moqtada Sadr, të cilët janë përpjekur të marshojnë drejt Zonës së Gjelbër të Bagdadit, ku ndodhen ambasadat e huaja, duke besuar se një Kuran është përdhosur në Danimarkë.
Ata që konsumojnë vaktin e parë të ditës para orës 8 të mëngjesit, janë më të shëndetshëm sipas një studimi të Institutit të Shëndetit Publik të Barcelonës (ISGlobal) të publikuar në Revistën Ndërkombëtare të Epidemiologjisë.
Dy vëllezër nga fshati Shtiqën i Kukësit janë shpallur në kërkim ditën e sotme, pasi pas nëj konflikti për motive pronësie kanë plagosur me armë zjarri në këmbë kushëririn e tyre .
5.000 euro çdo muaj madje dhe më tepër fitime mund të kesh.
Romelu Lukaku ka mbetur i vetëm në kryqëzim.
Mes Kylian Mbappe dhe Paris Saint-Germain ka nisur një luftë e ftohtë e cila pritet të agravohet pas vendimit të klubit francez për ta lënë sulmuesin në shtëpi dhe për të mos e grumbulluar në turin që skuadra do të zhvillojë në Japoni.
Lana Del Rey në një karrierë të re?
Shpresat kanë nisur të zbehen për mbijetesën e dhjetëra të zhdukurve në Indi, pasi një rrëshqitje dheu goditi rëndë një fshat, që la të paktën 22 persona të vdekur.
Zyra Europiane Anti-Mashtrim (OLAF), e cila është përgjegjëse për investigimin e shpërdorimeve apo parregullsive të evidentuara me fondet europiane në vendet anëtare dhe vendet e tjera që përfitojnë nga fonde komunitare ka hapur 36 hetime në vendet e Ballkanit Perëndimor në pesë vitet e fundit.
Kupa e Botës për Femra FIFA mund të zhvillohet në anën tjetër të botës, në Australi dhe Zelandën e Re, nga 20 korriku, megjithatë familjet e apasionuara pas futbollit mund të shohin stadiumet më të mëdha nga afër, edhe duke vizituar disa nga shtetet ku mund të zhvillojnë edhe pushimet.
Një djalë 12-vjeçar dhe një grua kanë humbur jetën në Serbi gjatë një stuhie tjetër vdekjeprurëse, e cila goditi Ballkanin, kanë bërë të ditur mediat lokale, të shtunën.
Georgina Rodriguez ka postuaar foto dhe video nga pushimet e saj luksoze me Cristiano Ronaldon në Instagram.
Në orët e para të mëngjesit të së shtunën, kampioni I botës dhe ylli argjentinas Lionel Messi debutoi me skuadrën e tij të re Inter të Miamit në kampionatin amerikan
Pas shumë protestave në urën e zogut në Milot, u organizua një koncert për të tërhequr vëmendjen për gjendjen e strukturës që shkon drejt rrënimit.
Ministri i Brendshëm Taulant Balla gjatë takimit me strukturat drejtuese të Policisë Vendore të Elbasanit deklaroi se forcat e rendit duhet të qëndrojnë vetëm në krahun e qytetarëve.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspekoi punimet në segmentin rrugor që lidh fshatrat Daias dhe Gurrë e Madhe.
Prej 7 vitesh varrezat publike të fshatit Belishove në bashkinë e Mallakastrës dëmtohen sistematikisht nga persona ende të paidentifikuar duke u kthyer në problem shqetësues për banorët e zonës.