E hënë, 16 Shtator 2024
08:44
Shangai goditet nga tajfuni më i fuqishëm në 75 vitet e fundit

Qindra mijëra njerëz u evakuuan pasi një tajfun i fuqishëm goditi qytetin më të populluar të Kinës, Shangait.

08:37
Rama ndan pamjet nga shkolla e re në Librazhd: Sapo ka hapur dyert për nxënësit dhe mësuesit në këtë vit të ri shkollor

Kryeministri Edi Rama ka publikuar foto nga shkolla më e re e ndërtuar në Librazhd.

08:32
“Dhuna nuk ka vend në Amerikë”/ Politikanët e lartë reagojnë pas tentativës për të vrarë Trump

Politikanë të lartë nga të dyja kahet politike kanë shprehur mbështetje për ish-presidenti Donald Trump që ra pre e një atentati ditën e djeshme në klubin e tij ndërkombëtar të golfit në West Palm Beach, Florida.

08:18
Operacioni “Joker”/ Lojëra fati në një lokal në Sharrë, bien në pranga 9 persona, momenti kur kapen në befasi

Nëntë persona kanë rënë në prangat e policisë pasi u kapën në flagrancë duke organizuar lojëra fati në një lokal në Sharrë.

07:57
Pronar i një kompanie ndërtimi dhe kritik i Trump në rrjetet sociale/ Kush është 58-vjeçari që dyshohet se tentoi të vriste ish-presidentin amerikan

Ryan Wesley Routh është autori I të shtënave në një fushë golfi në Florida ku ndodhej edhe kandidati për president i SHBA-së, Donald Trump.

07:45
Gara presidenciale në SHBA dhe çështja e emigracionit, analiza e VOA-s: Ende asnjë propozim nga kandidatët Trump dhe Harris

Në debatin mes kandidates demokrate për presidente Kamala Harris dhe atij republikan Donald Trump më pak se dy muaj përpara ditës së zgjedhjeve, dolën në pah edhe dallimet e tyre për çështjen e emigracionit.

07:31
Trump sërish në shënjestër të një atentati? Si reagoi autori kur u kap nga policia, prokurori: Ai e dinte që …

Personi i arrestuar në lidhje me një atentat të dyshuar ndaj ish-presidentit Donald Trump në Florida mbeti i heshtur kur u kap nga forcat e rendit, sipas një avokati të shtetit lokal sipas CNN.

07:14
Të shtënat me armë, FBI: Trump dyshohet se ishte shënjestër e një përpjekjeje për atentat në Florida

FBI tha se Donald Trump “duket se ishte objekt i një përpjekjeje për atentat” në klubin e tij të golfit në West Palm Beach të Floridës të dielën, vetëm nëntë javë pasi kandidati republikan për president i mbijetoi një tjetër atentati ndaj tij.

07:06
Çadra, mëngë të shkurtra dhe net të freskëta/ Parashikimi i motit këtë javë, ja si nis e hëna

Çadra, mëngë të shkurtra dhe net të freskëta.

E diel, 15 Shtator 2024
23:30
BE analizon reformat! Von der Leyen mbledh liderët e Ballkanit, gati fondi 6 miliardë euro për vendet e këtij rajoni

Pas rizgjedhjes në krye të Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen kërkon të dëshmojë se edhe në mandatin e ri, do t’i kushtojë vëmendje të veçantë Ballkanit Perëndimor dhe procesit të zgjerimit të Bashkimit Europian.

23:22
Të shtënat me armë pranë fushës së golfit ku ndodhej Trump, FBI do ta hetojë si “tentativë për vrasje”

FBI deklaron se kanë nisur hetimet pas të shtënave me armë në afërsi të fushës së golfit ku ndodhej Donald Trump në Florida.

22:58
Heqja e patentës dhe ndalimi nga policia, Hatit të TikTok-ut i ndodh një tjetër “e papritur”

Ditët e fundit 19-vjeçarja e njohur në rrjetet sociale me emrin Hati, është kthyer në kryefjalën e lajmeve rozë.

22:47
Shirat e rrëmbyer dhe përmbytjet, raportohet për disa viktima në Evropën Qendrore

Numri i të vdekurve nga përmbytjet në Evropën Qendrore u rrit në tetë të dielën dhe mijëra vetë u evakuuan në Republikën Çeke pasi shirat e rrëmbyer vazhduan të dielën, duke shkaktuar përmbytje në disa pjesë të rajonit.

22:40
Të shtënat pranë Trump, si reagoi Shërbimi Sekret pasi pikasi personin e armatosur

Duke cituar burime të njohura me hetimin, partneri amerikan i BBC-së, CBS, ka konfirmuar se një i dyshuar është në paraburgim pas të shtënave me armë në afërsi të fushës sxë golfit ku ndodhej Donald Trump.

22:38
Arsenali fiton derbin! “Topçinjtë” mundin Totenhamin, mjafton një gol për të ruajtur distancën me City-n

Arsenal kthehet te fitorja në Premier League angleze. Në ndeshjen e javës së 4-t, skuadra e Mikel Artetës iu imponua Tottenhamit në derbin londinez duke e mundur me rezultatin 1-0 dhe ngjitet në kuotën e 10 pikëve.

22:17
Të shtënat me armë, reagon Donald Trump: Jam mirë! Asgjë nuk më ndal dhe kurrë nuk do të dorëzohem

Ish-presidenti Donald Trump ka reaguar pas të shtënave me armë në afërsi të vendit ku ndodhej këtë pasdite.

22:07
Të shtënat me armë pranë vendit ku ndodhej Trump, reagojnë Biden dhe Harris

Presidenti i SHBA Joe Biden dhe zëvendëspresidentja e tij Kamala Harris kanë reaguar pas të shtënave me armë pranë fushës së golfit ku ndodhej Donald Trump.

21:46
Momente paniku në një market në Tiranë, një grua merr në krahë një fëmijë të mitur dhe tenton të largohet

Një ngjarje e parecedentë ka ndodhur në një market në Tiranë, ku një grua ka marrë në krahë një fëmijë 2 vjeç dhe ka tentuar që të largohet.

21:34
Mickoski “gjunjëzohet” para Vuçiçit dhe Orbanit! Hungaria ndërmjetësja e fshehtë e Kinës në kredinë prej 500 milionë eurosh për RMV

Hungaria dhe Viktor Orban janë ndërmjetësi i Kinës për kredinë prej 500 milionë euro të dhënë qeverisë së re maqedonase të kryesuar nga Hristijan Mickoski, raporton BGNES.

21:22
Të shtëna me armë pranë fushës së golfit ku po luante Donald Trump, ngrihet sërish alarmi për sigurinë e tij

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar në afërsi të fushës së golfit ku po luante kandidati republikan për president Donald Trump.

21:16
“Po vidhen pasuritë publike”, Berisha sulmon sërish SPAK: Dumanët dhe Krajat armiq të egër të opozitës!

Ndërsa vijon “maratonën” e tij të fjalimeve nga dritarja e banesës ku ndodhet nën masën e arrestit, Sali Berisha nuk i ka kursyer akuzat dhe sulmet ndaj institucioneve të drejtësisë, e konkretisht ndaj Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion.

21:04
Barcelona ruan perfeksionin! Fiton dhe derbin me Gironën, në krye të klasifikimit me 15 pikë të plota

Barcelona iu përgjigj fitores së Realit të Madridit ndaj Sociedadit duke shkatërruar Gironën në derbin katalanas 4-1 teksa mori edhe hakun për disfatat e pësuara ndaj saj sezonin e kaluar.

20:24
Rrëfimi ndryshe i Igli Tares në “E Diell”, nga Baggio, Guardiola dhe Ronaldo tek dashuria me gjermanen Sandra

Këtë javë i ftuar në “E Diell” ishte Igli Tare, ish-futbollisti dhe drejtuesi i Lazios, ku foli për karrierën e tij, historitë me Baggion, Guardiolën dhe Ronaldon.

19:59
Putin me “skema” të reja, si po mashtrohen shtetasit e huaj që të luftojnë për Rusinë në frontin ukrainas

Në Telangana të Indisë, një person po bën përpjekje të dëshpëruara për të kthyer vëllanë e tij nga fronti i forcave ruse në Ukrainë, pasi ai u mashtrua të punojë për Rusinë gjatë sulmit në këtë vend fqinj. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Wilkins, ekspertët thonë se hile të tilla përdoren vërtet nga Rusia, ndërsa shpjegojnë se përse ajo i mashtron shtetasit e huaj që të marrin pjesë në këtë luftë.

19:55
6-vjeçari me aftësi të veçanta futet në studio, Shqipe Hysenaj në lot. E ëma: Jam krenare dhe e lumtur për djalin tim!

Me nisjen e sezonit të ri të “E Diell” sot në Top Channel, një nga risitë ishte edhe formati më i ri televiziv “Pa Filtra”, ku si qëllim ka njerëzit e thjeshtë por me ëndrra të mëdha e histori frymëzuese apo komike.

19:40
Drogë me personazhe vizatimorë! Një tjetër në pranga për drogën sintetike, vinte me postë nga Serbia!

Kjo që shihni në këtë foto që në pamje të parë duket si një puzzle për fëmijë që mban emrin e shkrimtarit dhe karikaturistit amerikan dr. Seuss me karakterin e krijuar prej tij macia në kapele, por ne fakt kjo është një drogë sintetike LDS e cila vinte nga Serbia me postë në Shqipëri dhe nga një rrjet shpërndarësish iu servirej të rinjve. 

19:30
“Ironia djallëzore, bashkinë e Himarës e….”, media greke rikthen ngjarjen e 2001! Si iu vu tritol ambientit ku ndodhej Vangjel Tavo, grupi kriminal, ai i masakrës së Peshkëpisë

Media greke “Efsyn”, ka risjellë në kujtesë një ngjarje të ndodhur në Greqi në vitin 2001, ku në një takim të zhvilluar në një restorant, ku merrte pjesë edhe Vangjel Tavo, pati një shpërthim tritoli.

18:57
“Njerëzit paguajnë që të më shohin duke ngrënë”, habit 26-vjeçarja: Ja sa para bëj në muaj

Një modele australiane ka zbuluar shumën e madhe që fiton nga njerëzit që paguajnë për ta parë të hajë.

18:40
“Ajo tha po”, Erjola Doçi merr propozimin për martesë, emocione në studio

Me nisjen e sezonit të ri të “E Diell” sot në Top Channel, një nga risitë ishte edhe formati më i ri televiziv “Pa Filtra”, ku si qëllim ka njerëzit e thjeshtë por me ëndrra të mëdha e histori frymëzuese apo komike.

18:20
VIDEO/ Shpërthim i fuqishëm në Turqi, raportohet për më shumë se 20 persona të plagosur

Një shpërthim i fortë ka ndodhur në një fabrikë makaronash në Sakarya të Turqisë, duke plagosur të paktën 21 persona.

18:06
Panik në Torino, makina e garave humb kontrollin dhe përplaset me turmën, 15 të plagosur

Një aksident i rëndë ka shkaktuar panik pasditen e sotme në Torino, pasi gjatë Motor Show, një makinë garash humbi kontrollin dhe përfundoi në turmë në Piazza San Carlo.

17:39
Në një ceremoni madhështore, martohet vajza e ish-deputetit shqiptar, pamjet nga dasma “pushtojnë” rrjetin

Një histori dashurie mes Kënga Hazirit dhe Fabio Gjonajt u kurorëzua në martesë një natë më parë në Kosovë, në një dasmë madhështore.

17:32
BE analizon agjendën e reformave të vendeve të Ballkanit para pagesave të para/ Von der Leyen takim me liderët në Bruksel më 19 shtator

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila është zgjedhur në krye të këtij institucioni edhe për një mandat të ri pesëvjeçar, do t’i mbledhë udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor në një drekë pune në Bruksel, më 19 shtator.

16:50
Ervis Behari i jep fund beqarisë, pamje nga dasma madhështore/ Detaji prekës në kostumin e këngëtarit

Këngëtari Ervis Behari i ka dhënë fund beqarisë me një dasmë madhështore mes miqsh dhe familjarëve të tij këtë të shtunë.

16:20
Ryshfet 12 mijë euro për leje shfrytëzimi/ GJKKO liron nga burgu zyrtarin e Urbanistikës dhe ish kreun e IKMT në Sarandë

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi lirimin e zyrtarit të Urbanistikës dhe ish kreut të IKMT në Sarandë.

16:20
Ëndrra e ndërprerë në mes! Humb jetën pas aksidentit me motor 32-vjeçari i njohur, ishte në mesin e garës! Si u përsërit tragjedia  

Një aksident i ka marrë jetën pilotit të garave të shpejtësisë me motorë Luca Salvadorin.

16:00
Kontroll për fëmijët e pavaksinuar/ Paralajmërohen me sanksione drejtuesit e institucioneve arsimore në rast shkeljesh

Të gjitha shkollat  kopshtet e çerdhet  do të kalojnë në sitë nga Inspektorati Shëndetësor Shtetëror për të kontrolluar nëse drejtuesit e tyre kanë regjistruar fëmijë të cilët nuk kanë kryer vaksinat, sipas kalendarit të detyrueshëm.

15:39
Kantieri i Teatrit të Ri Kombëtar në fazë të re, Rama: Tiranës do t’i shtohet një xhevahir i arkitekturës europiane

Në Tiranë vijon puna për ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar, i projektuar nga arkitekti me famë botërore, Bjarke Ingels dhe që pritet të jetë një nga ndërtesat më të bukura në rajon.

15:33
Gjermania bllokadë Ukrainës/ Olaf Scholz: Nuk mund të përdorin armët tona me rreze të gjatë veprimi

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, për muaj të tërë u është lutur shteteve të fuqishme të Perëndimit që t’i japin të drejtë që të përdorë raketat e tyre me rreze të gjatë veprimi për të sulmuar thellë brenda Rusisë.

15:33
Tentoi disa herë t’u shpëtonte forcave RENEA/ Momenti kur autori i plagosjes së dyfishtë pikaset në Tamarë, u arrestua pas disa orëve ndjekje

Këtë të diele të 15 shtatorit, dy persona mbeten të plagosur në Malësinë e Madhe.

15:16
VIDEO/ Tjetër tragjedi në La Mansh! Të paktën 8 persona humbën jetën në tentativë për të shkuar në Britani, publikohen pamjet rrëqethëse

Një tjetër tragjedi ka ndodhur në La Mansh dhe të paktën tetë persona kanë vdekur gjatë përpjekjes së dështuar për të kaluar Kanalin nga veriu i Francës drejt Britanisë.

15:00
Me kokën poshtë dhe duart në pranga/ Momenti i arrestimit të Lul Rakajt, plagosi me armë zjarri dy persona sot në Malësinë e Madhe

Lul Rakaj, autori i plagosjes së dy personave këtë mëngjes në Malësi të Madhe është arrestuar pas disa orësh arrati dhe ndjekje nga forcat RENEA.

14:28
Aksident i rëndë në Ballsh, makina del nga rruga dhe bie në përrua

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në lagjen “5 Shkurti” të qytetit të Ballshit, ku rreth orës 12:20, një automjet ka dalë nga rruga dhe si pasojë ka përfunduar në përroin e Ballshit Fshat.

14:23
Ministri serb: Disa nga masat për serbët në Kosovë do të nisin të zbatohen në nëntor

Ministri i Punës, Veteranëve dhe Çështjeve Sociale i Serbisë, Nemanja Staroviq, tha se disa nga masat e miratuara nga Qeveria serbe më 14 shtator, që synojnë të ndihmojnë serbët në Kosovë, do të nisin të zbatohen në fillim të nëntorit.

14:20
Tapë në timon, live në TikTok/ Kozakut i sekuestrojnë makinën super luksoze, momenti kur ia marrin me karrotrec  

25 persona janë arrestuar dhe proceduar gjatë javës së fundit nga Policia Rrugore e Tiranës pasi kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor mes tyre për drejtim në gjendje të dehur të mjetit, 8 pa patente dhe 1 nën efektin e lëndëve narkotike.

14:05
Plagosi me armë zjarri dy persona në Malësi të Madhe, arrestohet pas disa orësh autori/ 13 vite më parë Lul Rakaj u hakmor për vrasjen e babait

Lul Rakaj, autori i plagosjes së dy personave këtë mëngjes në Malësi të Madhe është arrestuar pas disa orësh arrati.

13:37
Të paktën 8 të vdekur në Kanalin Anglez

Të paktën tetë persona kanë vdekur gjatë përpjekjes së dështuar për të kaluar Kanalin Anglez nga veriu i Francës, bënë të ditur autoritetet detare franceze më 15 shtator.

13:19
“Karnavalet e Korçës”/ Komedia rikthehen së bashku në skenë pas 17 vitesh Arben Dervishin dhe Zamira Kitën

Në skenën e Teatrit Kombëtar do të ngjitet të dielën e 15 shtatorit shfaqja “Karnavalet e Korçës” me regji të Erion Isait.

13:11
Aktori i madh Reshat Arbana feston 84-vjetorin e lindjes, urime të shumta në rrjet

Ikona e skenës shqiptare, Reshat Arbana, feston sot 84-vjetorin e lindjes.

12:59
Në punë pas 10 vitesh/ I verbëri me dy fakultete punësohet në shtet: Dita më e bukur e jetës

Ëngjëllush Hoxhës i mungon shikimi, por ka talent dhe vullnet të jashtëzakonshëm.

12:58
Para, unazë dhe varëse floriri/ Sanitarja në bashkëpunim me dy vëllezërit ‘skifterë’ grabisin banesën e 59-vjeçarit në Durrës

Sanitarja në bashkëpunim me dy vëllezër kanë grabitur banesën e një 59-vjeçari në lagjen nr. 18 në Durrës.

12:48
Sëmundjet e transmetueshme! Organizata e Shëndetësisë kërkon të merren masa nga qeveritë

Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe ECDC në Europë u kërkon qeverive të marrin masa për të parandaluar përhapjen e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme të cilat kanë pësuar një rritje të frikshme sidomos në grup moshat e reja.

12:41
Berisha i pandehur për privatizimin e kompleksit Partizani, zbardhet dosja e SPAK: Dëmi ndaj shtetit, 4 milionë euro

Prokuroria e Posaçme ka marrë pak ditë më parë të pandehur ish-kryeministrin Sali Berisha për akuzën e korrupsionit lidhur me procesin e privatizimit të klubit të futbollit Partizani.

12:09
Rriten pagat në bashki/ Vendimi i fundit, unifikohen me administratën. Përfitojnë edhe edukatoret

Me një vendim të fundit të këshillit bashkiak të Tiranës do të ndryshohen pagat e nëpunësve civil duke i unifikuar ato me pagat e administratës qendrore.

12:08
Pushuesit e vjeshtës! Të huajt nuk tremben nga moti, italianët dhe anglezët mbushin Vlorën

Pavarësisht rënies së temperaturave dhe reshjeve të shiut karakteristike të vjeshtës, pushuesit e huaj vijojnë të pushojnë pranë detit në Vlorë, sapo dalin rrezet e diellit.

12:01
Moderatorja Kostana Morava: Historia si ish-drejtori i TV më ka ngacmuar seksualisht

Moderatorja Kostana Morava ishte e ftuar në emisionin “S’e luan Topi”, ku foli për jetën e saj si rrallë herë.

11:36
Zelensky kërkon përshpejtim të ndihmës ushtarake për Ukrainën: Çdo vonesë, ka pasoja negative në front

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, sërish u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tjerë “të zbatojnë shpejtë” marrëveshjet për armët dhe furnizimet e tjera për të ndihmuar Ukrainën në luftën kundër pushtimit të nisur nga Rusia.

11:21
“Do ju dal dhe në ëndërr”/ Reagon sërish Hati i ‘Tiktok’: Nuk ma kanë sekuestruar as makinën, as patentën e Jasharit, janë gënjeshtra!

“Hati i Tik Tok”, e reja e bërë së fundmi virale për videot e saj me jetesën luksoze ka reaguar sërish lidhur me lajmin e fundit ku u ndalua nga policia për tejkalim shpejtësie me automjet.

11:02
Emigrantët, Anglia sytë nga Shqipëria? Kryeministri Starmer “kopjon” Melonin, i hapur për të sjellë azilkërkues në vendin tonë

Shqipëria edhe njëherë tjetër del në pah, si një model për tu ndjekur edhe nga Britania e Madhe në zgjidhjen e problemit të emigrantëve ilegal pas dështimit të dërgimit të emigrantëve në Ruanda.

10:37
Vrau në Nikël një person dhe i dogji trupin, ekstradohet nga Italia Agron Tufa! I dënuar me 30 vite burg

Ekstradohet nga Italia, shtetasi Agron Tufa, i dënuar me 30 vjet burgim, për vrasje me dashje.

10:32
Dy vëllezërit godasin njëri-tjetrin për një gardh në Tiranë, arrestohen nga policia

Dy vëllezër kanë rënë në prangat e policisë në Tiranë, pasi janë konfliktuar me njëri tjetrin.

10:15
Detaje nga plagosja me armë zjarri në Malësi të Madhe, autori qëlloi dy persona në hyrje të një lokali

Policia ka reaguar lidhur me plagosjen me armë zjarri që ndodhi mëngjesin e sotëm në fshatin Vrakë të Malësisë së Madhe.

09:59
Të shtëna me armë në Vrakë të Malësisë së Madhe, dy të plagosur

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në Vrakë të Malësisë së Madhe.

09:39
“Tempulli 4″/ Ishte shpallur në kërkim për shitje droge, arrestohet 24-vjeçari në Tiranë

Një 24-vjeçar i shpallur në kërkim nga megaoperacioni “Tempulli4”, është arrestuar nga policia.

09:36
Tajfuni Yagi lë të paktën 74 të vdekur në Mianmar pas përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut

Të paktën 74 persona kanë vdekur dhe shumë të tjerë janë ende të zhdukur në Mianmar pas përmbytjeve të mëdha dhe rrëshqitjeve të dheut të shkaktuara nga tajfuni Yagi, njoftuan mediat shtetërore të dielën.

09:22
Analiza: NATO përballë presionit që të ndihmojë Ukrainën të rrëzojë fluturaket ruse

NATO-ja, ndihma ushtarake e së cilës ka qenë vitale për Ukrainën në luftën e saj me Rusinë, po përballet me thirrje në rritje që të bëjë më shumë për të shmangur sulmet ruse me raketa dhe dronë – disa prej të cilave kanë shkelur hapësirën ajrore të shteteve të NATO-s.

08:56
“Po bënin komplot për të vrarë presidentin Maduro”/ Venezuela arreston tre shtetas amerikanë, dy spanjollë dhe një çek

Autoritetet venezueliane thonë se kanë arrestuar tre shtetas amerikanë, dy spanjollë dhe një shtetas çek të dyshuar për komplot për të destabilizuar vendin.

08:45
“Reagimi ishte i ekzagjeruar”/ Albano Bogdo në “S’e Luan Topi”: E vërteta për Beatrix Ramosajn, nuk ma dhanë…

Aktori i humorit Albano Bogdo është rrëfyer si rrallë herë në “S’e Luan Topi”.

08:31
Evropa Qendrore përballet me përmbytjet vdekjeprurëse, evakuohen mbi 51 mijë familje vetëm në Çeki

Shërbimet e urgjencës janë në gatishmëri nga përmbytjet në Evropën Qendrore dhe Lindore pasi reshjet e rrëmbyeshme frynë lumenjtë dhe dëmtuan mijëra shtëpi.

08:17
Analistët: Ndërrimi i pushtetit me pasoja për të ardhmen e Malit të Zi

Analistët vlerësojnë se qeveria e re, i cila premtoi integrimin e shpejtë në Bashkimin Evropian dhe frenimin e ndikimit rus, nuk arriti të përmbush asnjë nga synimet.

08:10
Prishtina fajëson Beogradin si përgjegjës për gjendjen në veri të Kosovës

Ministrja e Jashtme e Kosovës Donika Gërvalla i bëri thirrje të shtunën komunitetit ndërkombëtar të dënojë me gjuhë të qartë dhe qëndrime të vendosura, atë që ajo e quajti sjellje dhe gjuhë agresive e armiqësore e Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç, ndaj Kosovës.

08:00
Reshje shiu dhe stuhi të forta ere, si parashikohet moti për këtë të diel

Moti për këtë të diel do të jetë nën ndikimim e masave ajrore të paqëndrueshme në territorin shqiptar duke sjellë vranësira dhe reshje shiu ku herë pas here do të jenë rrebeshe afatshkurtra, shoqëruar me stuhi të forta ere.

E shtunë, 14 Shtator 2024
23:07
PREMIER LEAGUE/ Chelsea fiton në minutën e fundit, “Roboti” Haaland nderon Cityn, Liverpool shtanget në shtëpi

Premier League ka luajtur ndeshjet e javës së katërt ku nuk mungoi spektakli.

23:02
Mbledhja e Asamblesë së Tiranës/ Veliaj dhe Manastirliu krah Ramës, mungon Spiropali. Kryeministri ndan detyrat

Pas rreth dy orësh me dyer të mbyllura ka përfunduar mbledhja e Asamblesë së Tiranës, me pjesëmarrës Edi Ramën, Erion Veliaj dhe Ogerta Manastirliu.

23:01
VIDEO/ Dy penallti “nderojnë” Real Madridin, dyshja Vinicius-Mbappe sjellin tre pikët përballë Sociedad

Real Madrid ka marrë tre pikët e radhës, kësaj radhe në transfertën e vështirë përballë Real Sociedad.

22:45
Lija e majmunëve do të luftohet me vaksinë, OBSH jep autorizimin! Pritet të përdoret tek të rriturit

Lija e majmunit apo mpox do të luftohet me vaksinë.

22:44
VIDEO/ Milan “thyen” mallkimin, fitorja e parë e Fonsecës në krye të kuqezinjve vjen me poker, Ismajli “bllokon” Juventusin

Milan ka marrë fitoren e parë këtë sezon në Serie A, duke triumfuar në “San Siro” me rezultatin 4-0 përballë Venezias.

22:19
S’e Luan Topi/ Një letër dashurie për Albano Bogdon, emocionohet aktori: Adhuroj mënyrën sesi ti…

Aktori Albano Bogdo është surprizuar nga një letër e rrallë në “S’e Luan Topi”.

22:05
U drogua nga bashkëshorti dhe u përdhunua nga 80 burra në shtëpinë e saj, në Francë “shpërthejnë” protesta në mbështetje të 72-vjeçares

Qindra protestues u mblodhën në të gjithë Francën të shtunën e 14 shtatorit në mbështetje të Gisèle Pélicot, burri i së cilës e drogoi dhe ftoi më shumë se 80 burra që ta përdhunonin në shtëpinë e tyre gjatë një dekade.

21:40
Përplasja e trenave të pasagjerëve në Egjipt lë të paktën dy të vrarë e dhjetra të plagosur (fotot)

Të paktën dy njerëz kanë vdekur pasi dy trena pasagjerësh u përplasën me njëri-tjetrin pranë deltës së lumit Nil në Egjipt.

21:32
Përdhunoi një shqiptare, gjykata refuzon apelin e ish-futbollistit të Milanit, do të qëndrojë në një nga burgjet më të rrezikshme në botë

Ish-futbollisti brazilian i Real Madridit dhe Milanit, mes shumë skuadrave të tjera, Robinho, do të qëndrojë në burg në São Paulo pasi një gjyqtar i Gjykatës së Lartë të Brazilit ka votuar kundër apelit që kishte shfaqur pala mbrojtëse e të dënuarit

21:15
Alarmohen SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar, një marrëveshje e mundshme bërthamore pritet nga Rusia dhe Irani

Britania dhe SHBA-ja kanë ngritur alarmin se Rusia ka ndarë sekretet bërthamore me Iranin në këmbim që Teherani të furnizojë Moskën me raketa balistike për të bombarduar Ukrainën.

20:51
Stuhia “Boris” bën kërdinë në Evropën Lindore e Qendrore! Pamje apokaliptike në Rumani

Katër persona kanë humbur jetën në Rumani nga përmbytjet e shkaktuara nga stuhia Boris, e cila ka sjellë shira të rrëmbyeshëm në Evropën Qendrore dhe Lindore.

20:34
BUNDESLIGA/ Bayerni luan “tenis” me skuadrën e sapongjitur, goli i sulmuesit shqiptar nuk mjafton përballë Leverkusenit

Bundesliga gjermane ka zhvilluar gjashtë sfidat e ditës së sotme, në të cilën janë shënuar plot 22 gola.

20:14
Në koalicion me Melonin, prokuroria kërkon 6 vite burg për Salvinin/ Reagon kryeministrja: Marrëzi! Të mbrosh vendin nuk është krim

Për prokurorinë e Palermos, Matteo Salvini është plotësisht përgjegjës për krimet e rrëmbimit dhe refuzimit të dokumenteve zyrtare, për të cilin kërkohet dënimi me 6 vite burg.

19:58
“Krimi është i imi”/ Komedia zbret në skenën e teatrit “Migjeni” në Shkodër

Komedia “Krimi është i imi” ngjiti në skenën e teatrit “Migjeni” disa nga emrat më të njohur të artit Shkodran e atij shqiptar.

19:48
28 denoncime për përndjekje në Durrës/ Në një vit arrestohen 14 persona dhe janë shpallur në kërkim 3 të tjerë

Fenomeni i përndjekjes po kthehet në një alarm të fortë social, ndërsa gjithnjë e më shumë gra dhe vajza vendosin të thyejnë heshtjen dhe të denoncojnë përndjekësit.

19:47
Festa e koranit, 1.8 milionë rasate nga peshku i rrallë u hodhën në liqenin e Ohrit

1,8 milionë rasate korani janë hedhur në liqenin e  Ohrit, një proces që kryhet me qëllim shtimin e një prej specieve më të rralla të peshkut.

19:35
I afërmi i tyre humbi jetën, 40 persona shkatërrojnë spitalin dhe kërcënojnë mjekët në Itali

Momente tmerri kanë përjetuar mjekët dhe pacientët e një spitali në Pescara të Italisë, ku 40 persona, burra dhe gra, shkaktuan trazira.

19:26
Rritja e ‘turizmit të balenave’ shqetëson natyralistët për mirëqenien e kafshëve në ishujt francezë të paqësorit (fotot)

Ai që njihet si “sezoni i balenave” ka nisur në ishujt francezë të Polinezisë, në jug të Oqeanit Paqësor, ku raportohet se është rritur numri barkave turistike që lundrojnë përkrah gjitarëve të mëdhenj detarë.

19:03
Zjarret masive në Brazil shkatërrojnë habitatin e xhaguarëve të plagosur nga djegiet (fotot)

Teksa dhjetra zjarre masive vijojnë të shkatërrojnë rajonin tropikal të Pantanal në Brazil, një qendër kujdesi kafshësh po trajtonte xhaguarët e shpëtuar por të plagosur nga flakët.

19:02
U “aksidentua” dhe ishte në “gjendje të rëndë” për jetën, reagimi i parë i Meriton Mjekiqit: Së shpejti…

Ditën e sotme u përfol se ish-banori i Big Brother Albania VIP 3, Meriton Mjekiqi, u aksidentua dhe se ishte në gjendje të rëndë për jetën.

18:50
Shkëmbimi i të burgosurve me Rusinë, shkon në 103 numri i ukrainasve që rikthehen në “shtëpi”

Më shumë se 100 robër lufte ukrainas do të mund të kthehen në familjet e tyre pas një shkëmbimi të anëtarëve të kapur të forcave të armatosura ruse dhe ukrainase.

18:47
ANALIZË nga Preç Zogaj: Monitorimi amerikan i komisionit “Xhafaj”, garanci për paprekshmërinë e SPAK-ut

Nga Preç Zogaj

18:32
“Kishim ndarë bukën në ditë të vështira”, Spahiu: Dje humba një mik, më tha se i kam sharë kryetarin e partisë

Nga Kreshnik Spahiu

18:32
U prit nga Berisha me tortë e raki, arrestohet ish-eurodeputeti polak

Ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ndodhet në arrest shtëpia për çështjen “Partizani”, herë pas here pret në banesën e tij në Tiranë ish-politikanë të cilët e mbështesin.

18:27
Rusia thotë se përgjigja do të jetë ‘e shëmtuar’ nëse Ukraina përdor raketa të rangut të gjatë (fotot)

Disa zyrtarë të lartë në Rusi po kërcënojnë Perëndimin duke thënë se përgjigja ndaj Kievit do të jetë “e shëmtuar” nëse Ukraina përdor raketat me rreze të gjatë veprimi, me të cilat po furnizohet nga Perëndimi.

18:21
E miraton Vuçiç, Serbia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha të shtunën se e ka miratuar rivendosjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak dhe pret që këtë ta bëjnë qeveria dhe parlamenti i vendit ballkanik.

17:59
Ju keni ‘shikimin e një shqiponje’ nëse pikasni luanët e përgjumur në imazhin nga bota e egër (fotot)

Më poshtë do të gjeni një tjetër iluzion optik ekzotik nga bota e egër.

17:52
Marrëveshja për t’i dhënë fund luftës mes Ukrainës dhe Rusisë, zbulohet plani i Donald Trump

Donald Trump mund të imponojë një zonë të çmilitarizuar në Ukrainë, si pjesë e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës me Rusinë nëse ai rimerr Shtëpinë e Bardhë, ka thënë kandidati i tij si zv.president, JD Vance.